LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas tërmetit në Kroaci: Bashkëndjejmë dhe jemi pranë shtetit mik

Haradinaj pas tërmetit në Kroaci: Bashkëndjejmë dhe jemi pranë shtetit mik

Një tërmet prej 5.2 shkallë Rihter ka goditur sot pjesën veriperëndimore të Kroacisë, me epiqendrën 12 kilometra në jugperëndim të Sisak, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Pas kësaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo është një ditë e vështirë për Kroacinë dhe lajm i dhembshëm për të gjithë.

Tri tërmete të forta brenda një ore godasin Kroacinë – detajet dhe pamjet e para
Lexo po ashtu Tri tërmete të forta brenda një ore godasin Kroacinë – detajet dhe pamjet e para

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:


“Ditë e vështirë për Kroacinë. Lajm i dhembshëm për të gjithë ne, që i kemi përjetuar edhe vet pasojat e tërmeteve.

Institucionet dhe populli i Kosovës bashkëndjejnë dhe i qëndrojnë pranë popullit dhe institucioneve të shtetit tonë mik për ta përballuar këtë fatkeqësi natyrore”. /Telegrafi/