Javën e kaluar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ishte në banesën e 25-vjeçarit të vrarë Klodian Rashës, me kërkesën e babait të tij Qazim Rashës. Mes lotësh, babai i 25-vjeçarit dhuroi përmes një akti fisnik që mallëngjeu jo vetëm studion por gjithë shqiptarët para ekranit, të gjitha paratë që i ishin mbledhur si ndihmë pas vdekjes së të birit për kurimin e vajzës së vogël nga Shkupi, Adisa, që vuan nga skoliozë.
Babai i Klodianit i ofroi ndihmë familjes nga Shkupi për shpirtin e Klodianit. “Për shpirtin e atij t’i kalojnë fëmijës të rritet si gjithë të tjerët, Zoti i shëroftë të tëra plagët”, tha live në studio Qazim Rasha. Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” është rikthyer në fshatin Luboten të Shkupit në Maqedoninë e Veriut, për të ritakuar Ardisën dhe familjen e saj.
Të premten e kaluar me gazetarin Ferit Lika prekëm nga afër realitetin e hidhur të një nëne që nuk i shteronin lotët, nga shpirti i saj derdhet një dhimbje e madhe. 11 vjet me parë, ajo lindi dy vajza binjake, Adisen dhe Anisen, njërën më të bukur se tjetrën. Por fati nuk e deshi qe ato te rriteshin te dyja njësoj. Adisa, ka probleme të mëdha shëndetësore. Është me skoliozë. “Më dhemb shpina, gjithmonë e sëmurë kam qenë”,-thotë Adisa. “Problemet nisen që në 2009 kur lindi goca. Kur ka lind s ‘ka ardh në shtëpi hiç, ka qëndruar vetëm ne spital 6 muaj”,- shprehet kryefamiljari Avni Abdurrahmani.
https://youtu.be/neUc7-THn54
“Kemi pas operacione te njëpasnjëshme , me shume ne spitale se në shtëpi. Problemi po zmadhohej, operacionet e para i ka pasur shumë të rrezikshme, operacionin tek këmba e bëmë pasi donin me ja drejtuar”, shprehet Arzia ëma e binjakeve. Vajza po e përjeton çdo ditë e me keq sëmundjen e saj. “Ka frike me shku në spital me thotë babi do me presin është si me trauma. E kapin dhimbjet e nuk tregon”, -shprehet kryefamiljari. “Vuan nuk mund te luaje me te tjetër as me motrën, mundohet te shkruajë e lexojë por nuk mundet”,-thotë e ëma. Prindërit nuk po ngrenë dot krye nga ky hall i madh qe u ka rene. S’kanë asnjë mundësi ekonomike, asnjë te ardhur, sepse te dy janë të papunë. “Shumë rëndë ta kesh fëmijën kështu. Më shumë nëpër spitale kam qene me çiken e tjetrën me e lenë ne shtëpi e atë e kam lenë pak anash”,-thotë e ëma.
“Njerëzit e mirë i kanë shkuar tek banesa e tij ia kanë dorëzuar për ngushëllimin e djalit të tij, ai me një gjest mjaft fisnik këtë shumë parash e ka dhuruar për bamirësi, unë kam ardhur sot ta kryej amanetin siç mi kanë sjellë zarfet dhe ti çoj për fëmijën e sëmurë Ardisën nga Shkupi”,-tha Elvisi në bankë teksa dorëzoi paratë e dhuruara nga Qazim Rasha, i ati i Klodian Rashës./Balkanweb
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë