LAJMI I FUNDIT:

Osmani ndan “Urdhrin e Pavarësisë” për familjen e Ismet Rracit

Osmani ndan “Urdhrin e Pavarësisë” për familjen e Ismet Rracit

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë sot familjes së Ismet Rracit “Urdhrin e Pavarësisë”.

Osmani ka thënë se ka pasur nderin të ndaj “Urdhrin e Pavarësisë” për familjen Rraci.

“Sot, pata nderin që t’ia ndaj familjes së Ismet Rracit Urdhrin e Pavarësisë, i cili i është akorduar atij pikërisht më 23 dhjetor 2004 nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Ai i është dorëzuar sot familjes duke u mbështetur në vendimin e presidentit Rugova të para 16 viteve”, ka shkruar Osmani në Facebook.


Më tej, ajo ka thënë se “Urdhri i Pavarësisë u jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës”.

“Ismet Rraci ishte patriot i devotshëm dhe kryetar i komunës së Klinës, themelues dhe drejtues i LDK-së në komunë. Ai u vra më 23 prill 2001”, ka thënë ajo. /Telegrafi/