Është duke vazhduar seanca në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Në fillim të kësaj seance, gjykatësi Nicolas Guillou ka kërkuar që palët të tregojnë nëse ka ndonjë parregullsi në lidhje me provat e nxjerra dhe të përcjellura nga prokuroria te mbrojtje.
Prokurorja e ZPS-së, Claire Lawson ka thënë se Prokuroria deri më tani i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale potencialisht shfajësuese.
“Materialet e nxjerra përfshinë 1764 dokumente duke marrë parasysh problemet teknike që kishim lidhur me nxjerrjen e materialeve dhe ne po kryejmë një kontroll që këto vështirësi të hiqen”, ka thënë Lawson.
Ajo ka përmendur edhe dy çështje që i ka ngritur ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me llojin dhe burimin e materialit të Prokurorisë.
“Sa i përket llojit të materialit. Prokuroria është përpjekur të japë një pëshkrim domethënës të dokumentit. P.sh. nëse materiali është fotografi apo video-incizim, atëherë në përshkrim përmendet kjo… Sa i përket burimit të informacionit, përsëri nuk duhet një urdhër i gjykatës. Fusha që përmban informacionin për burimin e informacionit është qartësisht e shënuar”, ka thënë prokurorja.
Ndërkaq, David Hooper, avokat i Thaçit, pati vërejtje për formatin e një liste që i shoqëron materialet e Prokurorisë.
“Unë nuk po flas vetëm për çështjen e nxjerrjes së materialeve… I nderuar gjykatës, ju jeni në dijeni për formatin e listës që i ka shoqëruar materialet e dorëzuara… Kur i shikojmë kolonat që kanë të bëjnë me kategoritë, ne, siç e kemi thënë edhe në parashtrimin me shkrim, këto janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Faktikisht, në atë kolonë mund të mos ketë asgjë sepse nuk ka tregues për informacionin që jepet aty për personin që e shikon”, theksoi Hooper.
Ai kërkoi nga Prokuroria më shumë informacion për këto kategori.
Ndryshe, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.
Ndër të tjera, në pikat e aktakuzës, ndaj tyre rëndon aktakuza për krime, vrasje, tortura në lokacione si Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Volljakë, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Llapashticë, Majac, Zllash dhe të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë