LAJMI I FUNDIT:

Pesë vjedhje të rënda për 24 orë në Kosovë, vidhen vetura, stoli ari e para të gatshme

Pesë vjedhje të rënda për 24 orë në Kosovë, vidhen vetura, stoli ari e para të gatshme
Foto: Ilustrim

Disa fshatra të Kosovës kanë qenë cak i vjedhjeve gjatë ditës së djeshme, ku kanë ndodhur pesë të tilla.

Sipas informacioneve të publikuara nga Policia e Kosovës, vjedhjet kanë ndodhur në fshatin Soponicë e Kaçanikut, Luki e Hasit në Prizren, pastaj në Pejë, në fshatin Rudë të Malishevës dhe në Mitrovicën e Veriut.

Gjëra të cilat janë vjedhur janë: vetura, stoli ari, para të gatshme dhe pushkë të gjuetisë.


Detaje nga raporti i policisë:

Fsh. Soponice, Kaçanik, 09.12.2020-NN. Ankuesja femër  kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj ku kanë vjedhur orë dore, stoli ari dhe para te gatshme.

Fsh. Luki e Hasit, Prizren, 09.12.2020-18:21. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur stoli ari dhe para te gatshme.

Rr. Emrush Miftari, Pejë 09.12.2020-04:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur ia kishte vjedhë veturën e tij me targa vendore të cilën e kishte pas të parkuar para furrës së bukës ku ai punon. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

Fsh. Rudë, Malishevë 08-09.12.2020-NN. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar cila kishte qenë në oborrin e shtëpisë së viktimës i cili ndodhet me qëndrim jashtë vendit. Përveç veturës është konstatuar se në shtëpinë e viktimës ishte vjedhur edhe një pushkë e gjuetisë dhe një sasi e arit.  Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

Rr. Anke Spaiq , Mitrovicë Veri, 08.12.2020. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij pa targa vazhdon të hetohet. /Telegrafi/