Para anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës, sot ka dëshmuar Afërdita Hoxha, ushtruese e detyrës së drejtoreshës të Departamentit Ligjor në Ministrinë e Shëndetësisë.
Intervistimi i saj është bërë me dyer të mbyllura, meqë e njëjta ka kërkuar një gjë të tillë, duke e arsyetuar me pozitën e shërbyesit civil.
Pas përfundimit të këtij komisioni, kryetarja Mimoza Kusari-Lila tha se është diskutuar për ligjshmërinë e vendimeve të ministrit Vitia.
“Kemi bërë pyetje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të ministrit Vitia. Kryesisht pyetjet kanë qenë në raport me vendimet që lidhen me periudhën e pandemisë. Pyetjet më tepër ishin të fokusuara gjatë vendimeve, pse ministri apo ish-ministri Vitia duhej të nënshkruante lirimin nga qendra karantinë. Përgjigjet ishin se ishin bërë në bazë të udhëzimeve dhe praktikave të mëhershme nga vendet tjera, por gjithashtu edhe në bazë të udhëzimeve të IKShP, përkundrejt faktit që ishte një ngarkesë shtesë për ish-ministrin, por gjithashtu edhe për faktin se ka qenë hera e parë që Kosova dhe e tërë bota ishte ballafaquar me një pandemi të kësaj natyre”, ka thënë ajo.
Në këtë komision, sipas saj, ka pasur një koordinim të mirëfilltë në mes të Zyrës Ligjore të ministrit, ndërkohë që ka njoftuar se raportimi i ish-udhëheqësit të Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Nenad Rashiq, është shtyrë për një ditë tjetër.
“Është paraparë që Nenad Rashiq të vie në komision për javën e ardhshme besoj. Arsyet kanë qenë të pranueshme, për mos ardhjen e tij kësaj here. Jemi në kohë pandemie dhe situatat po ndryshojnë. Njëjtë e kemi situatën me shefin e Zyrës së Prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilit i urojmë shërim të shpejtë”, shtoi ajo.
Kusari-Lila shtoi se puna me këtë komision nuk është e lehtë, por që u zotua se po bëhet më e mira e mundshme për të hetuar menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj