LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, trotuaret dhe stacionet e autobusëve ndër problemet kryesore të personave me aftësi të kufizuara

Prishtinë, trotuaret dhe stacionet e autobusëve ndër problemet kryesore të personave me aftësi të kufizuara

Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të kenë probleme të shumta, për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur.

Për shkak se nuk ka trotuare të duhura dhe pjerrina të mjaftueshme, kjo kategori nuk po  arrin të pavarësohet as për të kryer disa nga shërbimet e nevojshme.

Aldin Hyseni, 13-vjeçari nga Prishtina nuk po arrin të pavarësohet nga nëna e tij, madje as për të shkuar në shkollë.


Nëna e tij, Elmije Hyseni në një intervistë për Telegrafin, tregon se më së shumti probleme has në semaforë dhe në stacione të autobusëve.

“Është e vështirë shumë, problemi është se trotuaret janë shumë të larta sidomos nëpër stacione të autobusëve, është shumë problem me hy me fëmijën në autobus me karrocë. Edhe në semaforë trotuaret janë shumë të larta. Gjithmonë unë duhet të kujdesem për djalin”, tha ajo.

Ndryshe, Mentor Morina nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale deklaroi për Telegrafin se problemet e personave me aftësi të kufizuara do të rregullohen me ligjin e ri që kanë hartuar.

“Në 10 vitet e fundit zbatohen skema të ndryshme të kompensimeve. Nga viti i kaluar kemi filluar me hartimin e ligjit të ri për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara, me qëllim të kategorizimit te personave me aftësi të kufizuara. Për shkak se gjatë këtyre viteve kemi ligje të aftësive të kufizuara që mbulojnë kategori specifike por jo të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara janë të mbuluara më shërbime dhe me kompensime të caktuara”, u shpreh ai.

Mungesa e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara dhe sfidat e tyre në Kosovë
Lexo po ashtu Mungesa e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara dhe sfidat e tyre në Kosovë

Morina gjatë intervistës për Telegrafin tha se duhet të bëhet më shumë që të rregullohet infrastruktura e duhur për personat me aftësi të kufizuara dhe se ata duhet të trajtohen barabartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori