LAJMI I FUNDIT:

Gjermania po angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Gjermania po angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Gjermania po bën të gjitha përpjekjet për hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por duhet të plotësohen edhe ca kushte.

“Ne (Gjermania) si drejtues të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po bëjmë të gjitha që janë në mundësinë tonë që mundësisht sa më shpejt, të arrijmë unitet për organizimin e konferencave ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë e Veriut, e pas plotësimit të pak kushteve të mbetura, edhe me Shqipërinë”. Kështu u shpreh të martën (08.12) në Bruksel ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili merr pjesë në këshillimet përgatitore të samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Roth nënvizoi se çdo veprim tjetër, përveç çeljes së negociatave me këto dy vende, “do të ishte një gabim tepër i rëndë politik, që do të cënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e kjo do të cënonte në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë”. “Këtë duhet ta dinë të gjithë”, theksoi ai.

Brexiti


Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se do të ishte mirë të arrihet një marrëveshje me Londrën për një Brexit me marrëveshje. “Ne duam një marrëveshje, po jo marrëveshje pavarësisht se cili do të ishte çmimi i saj”, theksoi Roth, para konsultimeve me homologët e tij në Bruksel, rreth kësaj çështjeje. Roth konfirmoi se në ditët në vijim në Bruksel për negociata do të jetë edhe kryeministri britanik Boris Johnson, i cili të hënën në darkë ka pasur një telefonatë 90-minutëshe me komisioneren e BE Ursula von der Leyen. Bëhet e ditur se negociatori i BE, Michel Barnier, e ka informuar Parlamentin Evropian se negociatat me Britaninë e Madhe do të zgjasin deri të mërkurën, por jo më gjatë.

Nëse në ditët në vijim nuk ka ndonjë marrëveshje, atëherë në vitin 2021 mund të ketë një dalje të Britanisë së Madhe nga BE pa marrëveshje.

Siguria e demokracisë

Michael Roth tha se me kolegët e tij në Bruksel ka biseduar edhe për sigurinë e demokracisë në Evropë. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte “mbrojtja nga sulmet nga jashtë, në radhë të parë sa i përket lirisë së mediave”.

“Ne duhet të jemi të shumë të vendosur dhe të veprojmë së bashku kundër dezinformimit”, theksoi Roth duke shtuar se Komisioni i BE ka punuar së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga të gjitha vendet, pra edhe nga Gjermania, për hapat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. “Ky është një hap shumë i mirë, sepse ne të gjithë duhet të dërgojmë një sinjal shumë të qartë ndaj armiqve të demokracisë në Evropë”, nënvizoi Roth./DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori