LAJMI I FUNDIT:

Ekipi mjekësor i Bidenit do ta luftojë COVID-19 duke u bazuar në “shkencë dhe fakte”

Ekipi mjekësor i Bidenit do ta luftojë COVID-19 duke u bazuar në “shkencë dhe fakte”

Joe Biden ka zgjedhur për udhëheqëse të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky.

Kjo e fundit ka shkruar në llogarinë personale në Twitter se ndihet e nderuar me besimin që ka treguar presidenti i zgjedhur, Biden.

“Jam e nderuar që jam thirrur të drejtoj ekipin brilant në CDC. Ne jemi të gatshëm ta luftojmë këtë virus me shkencë dhe fakte”, pohoi mjekja.


Ajo ka treguar se karrierën mjekësore e ka filluar në kulmin e krizës së sëmundjes së Sidës, transmeton Telegrafi.

“Unë fillova karrierën time mjekësore në kulmin e krizës së HIV/AIDS dhe kam kaluar jetën time që prej asaj kohe duke punuar për të hulumtuar, trajtuar dhe luftuar sëmundjet infektive”, shkroi Walensky në Twitter.

Walensky është eksperte e sëmundjeve infektive që punon në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori