LAJMI I FUNDIT:

Turqia raporton 5.103 raste të reja dhe 3.019 të shëruar nga COVID-19

Turqia raporton 5.103 raste të reja dhe 3.019 të shëruar nga COVID-19

Turqia raportoi 5.103 raste të reja me coronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3.019 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 435.273, ndërsa numri i të shëruarve në 353.663, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 12.084, me 141 viktima të reja, transmeton Anadolu Agency.


Ndërkaq, pothuajse 157 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në pothuajse 17 milionë.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.990, ndërsa 3,8 për qind vuajnë nga pneumonia.

Duke theksuar se qeveria duhej të zbatonte masa të reja për të ndaluar përhapjen e virusit, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter tha se “lufta kundër virusit do të ishte më e lehtë nëse ndjekim masat së bashku dhe vendosim kufizime mbi vetveten”.