LAJMI I FUNDIT:

Po fliste me një infermiere, Biden nuk mban dot lotët – kujton djalin e tij që vdiq nga kanceri

Po fliste me një infermiere, Biden nuk mban dot lotët – kujton djalin e tij që vdiq nga kanceri

Joe Biden fshiu lotët pasi foli me një infermiere të Kujdesit Intensiv në lidhje me nëntë muajt e saj të fundit duke trajtuar pacientë me COVID-19 ndërsa zbuloi se stafi në spitalin e saj ende nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe se ajo kurrë nuk ka qenë në gjendje të bëjë një test për coronavirus.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti i zgjedhur po zhvillonte një takim virtual me punëtorët e vijës së frontit nga një teatër në Delaware të mërkurën, të cilin ai e përdori si një mundësi “për të marrë në shënjestër” administratën Trump për dështimin e tyre për t’iu përgjigjur thirrjeve të infermierëve për ndihmë.

Sidoqoftë, Biden, i cili tha se ai kaloi kohë ‘të konsiderueshme’ në njësitë e Kujdesit Intensiv ndërsa djali i tij i ndjerë Beau luftonte me kancerin e trurit, u prek ndërsa dëgjoi rrëfimin e Mary Turner.


“Ju më keni emocionuar”, i ka thënë Biden, asaj.

Biden kaloi disa muaj duke vizituar djalin e tij të ndjerë në njësitë e Kujdesit Intensiv ndërsa ai luftonte me kancerin e trurit para vdekjes së Beau në vitin 2015. Presidenti i zgjedhur dhe Beau janë fotografuar këtu së bashku në vitin 2008

Turner kishte folur me lot për ankthin e infermierëve ndërsa rastet e coronavirusit në të gjithë vendin rriten dhe sistemet spitalore fillojnë të mbingarkohen.

“Tani për tani, infeksionet me COVID-19 po rriten në të gjithë Minesotën dhe vendin. Unë ju them se spitalet tona janë të tejmbushura me pacientë me COVID dhe ne nuk jemi të përgatitur. Ne nuk kemi burimet e nevojshme për të mbajtur të sigurt pacientët dhe punëtorët tanë”, tha Turner.

Ajo i tha Biden se ata ishin duke parë një ‘rënie të shpejtë të numrit të shtretërve spitalorë’ dhe foli për dëmet mendore që pandemia u kishte shkaktuar tashmë stafit.

Ajo gjithashtu i dha një paralajmërim të ashpër atij se veprimi është i nevojshëm tani për të ndihmuar ata që kujdesen për pacientët me coronavirus gjatë muajve të dimrit.

Ndërkohë Biden ka thënë se ‘kushdo që kaloi kohë të konsiderueshme në Kujdes Intensiv, ashtu si unë për muaj të tërë, … vëzhgoi tendosjen e jashtëzakonshme mendore të infermierëve në njësitë e Kujdesit Intensiv’, shtoi ai, duke iu referuar kohës që kishte kaluar me djalin e tij.

Beau Biden kaloi ditët e fundit të jetës së tij në qendrën mjekësore para se të vdesë në vitin 2015.

Biden u takua me katër punëtorë të vijës së frontit gjithsej të mërkurën gjatë një diskutimi gati një orë, përfshirë Turner, një zjarrfikës, një punëtor i shtëpisë së kujdesit dhe një mësues, ndërsa diskutuan përvojat e tyre gjatë pandemisë. /Telegrafi/