LAJMI I FUNDIT:

Markoviq: Në mbledhjen e nesërme të Këshillit për Siguri do të bisedojmë edhe për shpalljen e gjendjes së krizës

Markoviq: Në mbledhjen e nesërme të Këshillit për Siguri do të bisedojmë edhe për shpalljen e gjendjes së krizës

Anëtari i Këshillit për Siguri, Nenad Markoviq sot tha se shpallja e gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut do të jetë temë diskutimi në mbledhjen e nesërme.

“DO të bisedohet për gjendjen me coronavirusin në vend dhe për të gjithë çështjet tjera duke marrë parasysh se thyejmë rekorde me të infektuar”, tha Markoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se Këshilli për Siguri nuk mund të propozojë gjendje krize, por vetëm jep propozim dhe më pas presidenti merr qëndrim të caktuar.


“Të gjithë anëtarët jemi të ftuar, ka edhe të tjerë të ftuar të cilët do të dëgjohen dhe do të merren konkludim. Presidenti nuk e shpall gjendjen e krizës. Por nëse kërkohet, ai mund të lejojë angazhimin e armatës”, tha Markoviq./Telegrafi/