LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në një market në Prishtinë, nën kërcënimin e armës ia merr 40 euro

Grabitje në një market në Prishtinë, nën kërcënimin e armës ia merr 40 euro
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një rast grabitje në një market në rrugën “Mark Dizdari” në Prishtinë.

“Viktima f/k ka raportuar se një person i panjohur është futur në market me revole në dorë dhe i ka kërkuar para, nën kërcënim ka arritur të grabisë rreth 40 euro para të gatshme.

Nuk raportohet për të lënduar. Hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/