LAJMI I FUNDIT:

Shkupi me 500 të infektuar të rinj me coronavirus dhe shtatë të vdekur

Shkupi me 500 të infektuar të rinj me coronavirus dhe shtatë të vdekur

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 503 raste të reja me COVID-19, ndërsa shtatë të tjerë kanë humbur jetën.

Gjatë kësaj periudhe 279 pacientë nga Shkupi janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive në Shkup vazhdon të rritet dhe tani është 8.826 raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aerodromi, Gazi Baba dhe Karposhi janë komunat me më së shumti raste aktive në Shkup.


Në Çair ka 547 raste aktive, Gazi Babë 1260, Aerodrom 1319, Karposh 1128, Komuna Qendër 1097, Kisela Vodë 1077, Gjorçe Petrov 725, Butell 471, Shuto Orizare 150.

Në Studeniçan ka 40 raste aktive, Saraj 120, Haraçinë 29, Ilinden 219, Sopishte 63, Çuçer Sandevë 100, Petrovec 97 dhe Zelenikovë 55./Telegrafi/