Provat janë mbizotëruese: Maskat punojnë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit të ri.
Në vendet ku ata janë të mbajtur si duhet, nivelet e COVID-19 ishin ulur, dhe një model i fundit vlerëson se nëse të gjithë amerikanët do i kishin mbajtur ato, 63,000 vdekje në SHBA mund të parandaloheshin deri në mars, shkruan Business Insider.
Por jo të gjithë amerikanët i mbajtën ato.
“Ideja që dikush po reziston të veshë një maskë, kjo është një gjë kaq e çuditshme për mua”, tha miliarderi në një intervistë, transmeton Telegrafi.
“Cfarë janë këta, nudistët”? ai pyeti. “Ne ju kërkojmë të vishni pantallona. Asnjë amerikan nuk thotë, ose shumë pak amerikanë thonë, se kjo është si diçka e tmerrshme”.
“Maska ju ndihmon të kthehemi më shpejtë në normalitet”, tha Gates.
Gates shpjegoi pse maskat nuk pritej të ishin kaq të rëndësishme në fillim të pandemisë
Gates tha që herët, ekspertët i bazuan këshillat e tyre në ato që dinin për viruset e tjera të frymëmarrjes, si ftohja e zakonshme dhe gripi. Në ato raste, sëmundja mund të përhapet kur njerëzit kolliten, por shumë më pak se COVID-19, e cila mund të kërcejë mes njerëzve që thjesht flasin.
“Për shembull, nëse dikush kur është i ftohur do të kalonte një orë, pa maska, në një dhomë me të tjerët, shumica e njerëzve do të qëndronin të shëndetshëm. Por nëse një person pa maskë me COVID-19 kalon një orë në një dhomë me të tjerët, “një përqindje e lartë” do të përfundonte i sëmurë”, tha ai.
Aftësia e COVID-19 për t’u përhapur kur njerëzit janë asimptomatike është gjithashtu e pazakontë, tha ai. Pra, ndërsa njerëzit me një të ftohtë ose grip kanë tendencë të qëndrojnë në shtëpi kur janë infektues thjesht sepse nuk ndihen mirë, njerëzit me COVID-19 mund të ecin duke u ndjerë të shëndetshëm dhe duke infektuar pa e ditur ata përreth tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë