LAJMI I FUNDIT:

Zemaj i uron Osmanit shërim të shpejtë pas infektimit me COVID-19

Zemaj i uron Osmanit shërim të shpejtë pas infektimit me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka uruar shërim të shpejtë u.d të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas infektimit me coronavirus.

Zemaj ka thënë se lutet për shëndetin e Osmanit, transmeton Telegrafi.

“Lutem për shëndetin e Kryetares së Kuvendit, pasi rezultoi COVID pozitiv. I dëshiroj shërim të shpejtë dhe rikthim në punën dhe detyrat e saj që i takojnë”, tha Zemaj në Kuvend.


Gjatë ditës së sotme Osmani ka njoftuar se është infektuar me COVID-19, dhe se gjatë dy javëve të ardhshme do të punojë nga shtëpia.

“Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv. Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”, ka njoftuar Osmani.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 690 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 849./Telegrafi/