LAJMI I FUNDIT:

Ngec padia ndaj Bashkisë së Shkupit për ajrin e ndotur

Ngec padia ndaj Bashkisë së Shkupit për ajrin e ndotur

Padia e parë kundër shtetit për mos ndërmarrjen e masave kundër ajrit të ndotur po vendnumëron. Gjykata Civile e Shkupit është mbushur me ankimime nga Avokatura e Shtetit dhe Qyteti i Shkupit, pasi Shoqata “Juristët e Rinj” ngriti padi kundër Qeverisë, Ministrisë së Ekologjisë dhe Qytetit të Shkupit verën e kaluar.

Avokatura e Shtetit kundërshton dëshmitë e shoqatës dhe Qyteti i Shkupit konsideron se ato nuk janë adresa për t’u paditur. Qyteti i Shkupit gjithashtu paraqiti ankesë duke e kontestuar kompetencën e Gjykatës Civile.

“Vendimi me shkrim mbi ankesat e ngritura është duke u përgatitur, por për shkak të kompleksitetit dhe vëllimit të lëndës, ai nuk është përgatitur ende. Njëkohësisht, Gjykata ju informon se së shpejti, vendimi i përgatitur me shkrim do t’u dorëzohet palëve në këtë procedurë”, thonë nga Gjykata Civile e Shkupit.


Nga shoqata “Juristët e Rinj”, nuk tërhiqen. Ata presin që gjykata të përcaktojë përgjegjësinë e institucioneve.

“Qëllimi është të përcaktohet se autoritetet kompetente nuk kanë ndërmarrë masa në periudhën 2007 deri 2018, dhe deri më sot, për t’u siguruar qytetarëve të vendit një mjedis të shëndetshëm, të drejtën për shëndetin dhe të drejta të tjera të caktuara në lidhje me një mjedis të shëndetshëm- deklaroi Jasna Orovçanec Arangeloviq, avokate në shoqatën “Juristët e Rinj”.

Vitin e kaluar, Shoqata e Juristëve të Rinj, ngriti padi penale në prokurori kundër zyrtarëve që udhëhoqën Ministrinë e Ekologjisë mes viteve 2014 dhe 2019. Por, deri më tani, prokuroria nuk i është përgjigjur këtij kallëzimi penal. Në shtator, u ngrit një padi e re kundër Komunës së Manastirit për ajrin e ndotur dhe gjykata e Manastirit nuk ka caktuar seancë përgatitore. Ndotja e ajrit në vend edhe këtë sezon tejkalon kufijtë normale të ndotjes të grimcave PM 10 dhe PM 2.5 në ajër./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori