LAJMI I FUNDIT:

9,418 raste aktive me coronavirus, sot në orën 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja

9,418 raste aktive me coronavirus, sot në orën 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja
Foto: Arkiv

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418.

Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë duke komunikuar në dy nivele për sigurimin e vaksinës antiCOVID.


Zemaj ka bërë të ditur se në momentin që vaksina del në treg e kanë obligim ligjor të sigurojnë dhe ta shpërndajnë te qytetarët.

“Interesimi dhe angazhimi ynë që të jemi pjesë e sigurimit të vaksinës kundër Covid-19, është në mënyrë permanente. Janë dy nivele të komunikimit është konserciumi COVAX që ne jemi pjesë e sajë që nga fillimi i interesimit dhe përmes OBSh-së. Përqindja e caktuar është e siguruar në momentin kur del në përdorim e kemi edhe obligim ligjor që ta sigurojmë të tërën dhe ta shpërndajmë te qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Ndërkaq, sot në orën 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja të miratuara një ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria miraton masat e reja antiCOVID-19, hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00
Lexo po ashtu Qeveria miraton masat e reja antiCOVID-19, hyjnë në fuqi të premten në ora 18:00

Me masat e reja komunat do të ndahen në tri kategori sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit.

“Komunat me rrezik të ultë –  deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të gjelbër); Komunat me rrezik të mesëm –  nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të verdhë);  Komunat me rrezik të lartë –  mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të kuqe)”.

Me këto masa Qeveria ka ndaluar të gjitha tubimet publike, ahengjet e dasmat, ndërsa është rregulluar edhe orari i gastronomisë, qendrave tregtare dhe transportit publik sipas kategorizimit të komunave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori