LAJMI I FUNDIT:

Gjendet trupi i pajetë i një 70-vjeçari në Komoran

Gjendet trupi i pajetë i një 70-vjeçari në Komoran
Foto: Ilustrim

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në “Lagjen e Re” në Komoran, rast ky i cili po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Agron Borovci, nga Policia e Kosovës.

Borovci sqaroi se përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.


“Rreth orës 19:45 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në  “Lagjen e Re” në Komoran . Me të marrë informatën policia ka dalë  në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave të rastit.  Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, tha Borovci.

Ai bëri të ditur se trupi i pa jetë është i një mashkulli rreth 70 vjeç.​/Telegrafi/