LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur në rrugë një 20 vjeçar në Prishtinë

Gjendet i vdekur në rrugë një 20 vjeçar në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jetë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë, të martën në mbrëmje.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se ekipa mjekësore ka konstatuar vdekjen e personit i cili është rreth moshës 20 vjeç.


“Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar aty edhe ekipën mjekësore dhe njësitë e tjera te nevojshme policore. Me gjithë përpjekjet, nga  ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete. Ne vendngjarje është ftuar edhe prokurori i shtetit”, tha Borovci.

Ai shtoi po ashtu se “Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje. Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 20 vjeç dhe policia ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe veprimeve hetimore për zbardhjen  e rrethanave te ngjarjes”. /Telegrafi/ ​