Amerikanët zgjodhën si president të 46-të të ShBA-së, senatorin legjendar Joe Biden, i cili u zgjodh president pothuajse me votë popullore plebishitare, pasi me rreth 75 milionë votat e marra është presidenti më i votuar i historisë së ShBA-së. Presidenti i zgjedhur, Biden, është një politikan brilant me një CV tepër të pasur, ka një profil tepër të lartë politik, të pranuar jo vetëm nga demokratët, por edhe nga republikanët, pikërisht për arsye të qëndrimeve të tij që shpeshherë kanë qenë mbi palët politike.
Biden është i besimit fetar katolik (si Kennedy), demokrat i qendrës si ideologji dhe si filozofi politike, dhe me rekorde të shumta gjatë karrierës së tij politike 50-vjeçare. Ka qenë për 36 vjet senator në Senatin Amerikan, i zgjedhur në “shtëpinë e tij” në Delauer (1973-2009); dy herë kandidat për president i ShBA-së (në primaret brenda Partisë Demokratike në vitet 1988 dhe 2008), kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe i atij të Politikës së Jashtme në Senatin Amerikan dhe së fundi dy herë zëvendëspresident i ShBA-së (zëvendës i Presidentit të 44-të të ShBA-së, Barack Obama – 2008-2016).
Ndërkohë që para 48 vitesh Biden zgjidhej në moshën 29-vjeçare si senatori më i ri i historisë së ShBA-së, ditën e marrjes zyrtarisht të detyrës së presidentit të ShBA-së, me 20 janar 2021, do të jetë 78 vjeç, Presidenti më i vjetër në historinë e ShBA-së.
Biden, fatkeqësisht, ka edhe rekorde në fatkeqësi, pasi ditën që do të betohej për herë të parë si senator (1973), gruaja dhe vajza e tij një vjeçe humbasin jetën në një aksident tragjik automobilistik; para pesë vjetësh humbi njërin djalë, ndërkohë që edhe vetë ka pasur probleme serioze me shëndetin para shumë vitesh.
Gjithsesi, fitorja e Bidenit erdhi pas një katërvjeçari të zhurmshëm dhe jo pa vështirësi dhe probleme të miliarderit konservator kontrovers, Donal Trump, fitore kjo që rikthen përsëri në Shtëpinë e Bardhë një politikan karriere dhe profesionist, duke iu rikthyer kështu edhe traditës së zgjedhjes së një profili të lartë politik në detyrën më të lartë politike në vend, e duke i dhënë fund edhe eksperimentit të zgjedhjes së një biznesmeni si president i ShBA-së. Koha, historianët dhe politologët le ta gjykojnë Presidencën Trump, por ajo që dihet është se sot Biden ka sfida të mëdha përpara vetes, kombit amerikan dhe botës.
Sfida kryesore do të jetë të bashkojë kombin amerikan që është më i përçarë se kurrë më parë, që nga mbarimi i Luftës Civile, dhe mesazhin e bashkimit e dha fare qartë në fjalimin e parë si president i zgjedhur, shtunën mbrëma, duke kërkuar që të tejkalohen grindjet dhe përçarjet e fushatës dhe të shikohet dhe ecet përpara si një komb i bashkuar, duke mos i parë kundërshtarët politikë si armiq, por si oponentë, dhe që pas fushate që të gjithë janë amerikanë të cilëve do t’ju shërbejë në mënyrë të barabartë dhe me devotshmëri.
Sfida e dytë që dominoi edhe gjithë debatet e fushatës kanë të bëjnë me menaxhimin e pandemisë dhe kujdesin shëndetësor, pasi Biden e ka kritikuar shumë mënyrën se si Trumpi e menaxhoi situatën, por tani Biden ka përgjegjësi që ta menaxhojë vetë, gjë që nuk do të jetë fare e lehtë.
Ekonomia do të jetë edhe sfida e tretë dhe kryesore e Bidenit, pasi vendi është i zhytur në një krizë ekonomike edhe për arsye të pandemisë, kështu që rritja ekonomike, rritja e punësimit, mbështetja ndaj sipërmarrjes/bizneseve, politikat fiskale dhe ato buxhetore, si dhe mbështetja ndaj shtresave në nevojë – sidomos të ngelura pa punë apo të dëmtuara ekonomikisht gjatë periudhës së pandemisë – do të jenë sfidat kryesore ekonomike.
Gjithashtu, në marrëdhëniet ndërkombëtare sfidat do të jenë të shumta, pasi ShBA-ja do të përpiqet që të rifitojë rolin dhe pozitën e dominimit/liderit botëror, rol i zbehur gjatë Presidencës Trump për arsye të përqendrimit të tij në politikat e brendshme, siç edhe e lansoi gjatë fushatës së vitit 2016, “America First” (Amerika e para”) dhe “Let’s Make America Great Again (La bëjmë Amerikën të madhërishme përsëri), dhe siç i zbatoi gjatë mandatit të tij presidencial. Marrëdhëniet dhe diplomacia ndërkombëtare me BE-në, NATO-n, OBSh-në, Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut, Iranin, vendet e Gjirit Persik, Pakti i Parisit për ngrohjen globale e kështu me radhë, do të jenë sfidat kryesore të politikës së jashtme të Presidencës Biden, për të cilat ai ka njohuri, ekspertizë dhe eksperiencë të jashtëzakonshme.
Në politikën e jashtme amerikane, që natyrisht për ne si shqiptarë ka rëndësi të madhe, janë çështjet e Ballkanit – Kosova dhe çështja shqiptare në Ballkan. Sipas të gjitha analizave dhe gjasave, Biden do të rikthejë vëmendjen amerikane në Ballkan, ndërkohë që Trump, duke qenë edhe biznesmen, e shikonte më shumë si interes apo raport ekonomik sesa si një raport politik dhe strategjik, siç ndodhi edhe me marrëveshjen treshe ekonomike Kosovë-ShBA-Serbi, që u firmos me 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Parë nga të gjitha këto këndvështrime, do të gjykoja se populli amerikan bëri zgjedhjen e duhur, pasi me Bidenin, ShBA-ja do të jetë më e mirë dhe e prosperuar për amerikanët që jetojnë aty, për emigrantët e ligjshëm apo të paligjshëm që jetojnë aty, si dhe për të gjithë ata që ëndërrojnë e dëshirojnë të shkojnë për të studiuar, punuar, jetuar në ShBA. ,Por edhe bota do të jetë më e qetë, më e sigurt dhe më paqësore me Bidenin si president.
Edhe për ne shqiptarë do të jetë më mirë me Biden president, pasi Kosova do të jetë më e sigurt si shtet i lirë, sovran dhe i pavarur, duke ruajtur integritetin dhe tërësinë territoriale të saj; për Maqedoninë dhe shqiptarët shtetformues që jetojnë në trojet e tyre do të jetë më mirë; për Malin e Zi dhe shqiptarët që jetojnë atje; për boshnjakët do të jetë më mirë, por edhe për vetë serbët, pasi me Bidenin do ta dinë se e kanë humbur përfundimisht Kosovën dhe nuk do të marrin asgjë në shkëmbim, siç patën shpresuar e ëndërruar nga pazaret e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, të mbështetur edhe nga ndonjë matrapaz politik që abuzonte me emrin apo punën në Shtëpisë së Bardhë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë