Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamentit për Krime të Rënda, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.H shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet për veprën penale “Grabitja në ndihmë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kryetari i trupit gjykues Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin e shpalli fajtor për veprën penale ‘grabitja në ndihmë’ i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë vjet, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dënim burgimi në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj.
“Gjykata të akuzuarin e gjykon me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind euro”.
I pandehuri K.H akuzohet se në shtator 2019, si anëtar i grupit të armatosur, me dashje ka ndihmuar anëtarët tjerë të grupit dhe tre të pandehurve tani të panjohur, në kryerjen e veprës penale të grabitjes, në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake për kryerjen e veprës penale të grabitjes në “Raiffeisen“ Bankë në Shtime, iu ka premtuar paraprakisht se do t’i fsheh provat e veprës penale, kryesit si dhe mjetet e përdorura për kryerjen e kësaj vepre penale.
“I pandehuri A.K i cili gjendet në arrati, së bashku me tre të pandehurit tani të panjohur, të armatosur me armë automatike me maska të vendosura në kokë, kanë shkuar në Shtime tek filiali i Raiffeisen Bankë, me ç’rast me një çekanë kanë thyer derën e hyrjes së bankës dhe kanë depërtuar brenda, pastaj me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e punëtorëve të bankës me anë të armëve, kanë përvetësuar 2.540 euro dhe 290 franga zvicerane pronë të bankës, pastaj janë larguar nga objekti i bankës dhe kanë shtënë disa herë me pushkë automatike në mënyrë të pakontrolluar duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre.
Të njëjtit kanë ikur në drejtim të fshatit Jezercë dhe kur arrin tek një restorant kanë shkrepur edhe disa fishekë në drejtim të policëve që ishin në ndjekje të tyre, më pas kanë braktisur veturën duke e djegur tërësisht”.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë