Dieta Dr. Greger: Gjashtë artikuj të cilët patjetër duhet t’i hani çdo ditë për dobësim dhe shëndet
Doktori Michael Greger është autor i bestsellerëve “Ushqimet që shpëtojnë jetë”, “Si të mos vdesësh”, është personazh i njohur në Amerikë dhe më gjerë, ndërsa fusha e tij e profesionit mbulon ushqimin, sigurinë e ushqimit dhe shëndetin publik
Dieta e Gregerit përfshin gjashtë lloje artikujsh që duhet gjithsesi t’i hamë në mënyrë që të mbrohemi nga sëmundjet e rënda të cilat në kohët e sotme janë bërë epidemi e vërtetë e cila çon deri te vdekja e hershme, siç janë kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Ai konsideron që sekreti më i madh i mjekësisë di se çfarë të fusni në trup, ashtu që ai vetë të shërohet, ndërsa ju të jeni të ngopur dhe të shëndetshëm! – transmeton Telegrafi.
Michael Greger është mjek, autor dhe ekspert i njohur në botë për ushqyerjen, sigurinë e ushqimeve dhe çështjet e shëndetit publik. Ai drejton NutritionFacts.org, e cila ofron video dhe artikuj të përditshëm për kërkimet më të fundit shkencore lidhur me ushqyerjen.
1. Bishtajoret
Thjerrëzat, qiqrat, bizelja, soja dhe të gjitha llojet e fasuleve janë të obligueshme. Mbase supa nga bizelja dhe salca e karotës dhe humusi nuk ju duken të dobishme, mirëpo edhe në atë mënyrë në organizëm fusni bishtajore.
Përpiquni që të hani së paku tri porcione bishtajore në ditë. Për shembull, një porcion, është një e katërta e filxhanit humus, gjysmë filxhani fasule të zier, thjerrëza, tofu apo një filxhan i plotë bizele të freskëta apo thjerrëz të mugulluar.
Edhe pse edhe kikirikët teknikisht janë bishtajore, doktori Greger e ka vendosur në kategorinë e frutave arrore (për shkak të vlerave nutritive).
2. Pemët me kokrra
Një porcion i pemëve me kokrra është rreth gjysmë filxhani të freskëta apo të ngrira, por edhe një e katërta e filxhanit, të thara.
Mundeni të shtoni edhe rrush (apo rrush të thatë) në këtë kategori. Natyrisht kjo do të thotë që do të shtojmë edhe pemë për të cilat shumica konsiderojnë që bëjnë pjesë te pemët me kokrra, për shembull boronicat, qershitë, belushi, dredhëzat, mani.
3. Perimet barishtore
Në perimet barishtore bëjnë pjesë brokoli, lakra, panxhari, lulelakra dhe keli.
Gregeri rekomandon së paku një porcion në ditë (gjysmë filxhani) dhe së paku edhe dy porcione zarzavate në ditë, me gjethe ose barishtore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë