LAJMI I FUNDIT:

Lideri luan në udhëtim te Trepça ’89, kryendeshja zhvillohet mes Prishtinës dhe Gjilanit

Lideri luan në udhëtim te Trepça ’89, kryendeshja zhvillohet mes Prishtinës dhe Gjilanit

Stadiumi “Fadil Vokrri” hapë dyert sot për një prej ndeshjeve më interesante të këtij fillimi të edicionit 2020/21 në Superligë.

Prishtina është nikoqire e Gjilanit në sfidën që sjellë ballafaqimin e pretendentëve për kreun e renditjes.


Skuadrat vijnë në formë të ndryshme, me prishtinasit që i kanë fituar dy takimet e fundit dhe me gjilanasit që i kanë marrë dy barazime, për më tepër duke mos shënuar asnjë gol.

Për këtë arsye, të dy taboret janë përgatitur për të luftuar për trepikësh, çfarë pritet ta bëjë këtë takim shumë interesant për t’u parë.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Mitrovicë, ku lideri i klasifikimit, Ballkani, është mysafir i Trepçës ’89.

Mitrovicasit kanë treguar që edhe në këtë edicion do të jenë të papërshtatshëm, andaj skuadra nga Suhareka nuk pritet të ketë punë të lehtë për të vazhduar serinë e fitoreve.

Ndeshja në “Riza Lushta” fillon prej orës 14:00.

SUPERLIGA – SOT

13:30 Prishtina – Gjilani
Gjyqtarë: Selim Isufi, Bujar Selimaj, Besnik Morina, Vigan Ibërdemaj.

14:00 Trepça ’89 – Ballkani
Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Burim Jahmurataj /Telegrafi/