LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për sulmin ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi

Policia jep detaje për sulmin ndaj veturës së gazetarit Shkumbin Kajtazi

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka bërë të ditur se, mbrëmë vetura e tij ishte qëlluar me plumba, derisa ajo ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti ka konfirmuar për Telegrafin se, rasti po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Rasti është iniciuar dhe po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Në vend ngjarjes në veturën e dëmtuar janë gjetur katër predha të armës. Nuk raportohet për të lënduar. Hetuesit policor janë duke punuar”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/