LAJMI I FUNDIT:

Limaj takon ambasadorin e ri të Hungarisë̈, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Limaj takon ambasadorin e ri të Hungarisë̈, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, priti sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë̈ në Kosovë, Jozsef Bencze, me të cilin ka biseduar për situatën në vend në këtë kohë pandemie, liberalizimin e vizave, rritjen e bashkëpunimit në ekonomi, edukim, siguri, etj.

Kryetari Limaj theksoi se Hungaria është një nga vendet që vazhdimisht e kanë mbështetur çështjen e liberalizimit të vizave, ku Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe është e padrejtë që qytetarët tanë të mbesin edhe më tej të izoluar.

Ndërsa, ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, u shpreh se qeveria hungareze është e gatshme të mbështes me gjithë ekspertizën e saj shtetin e Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike.


Sipas një komunikate të Nismës, kryetari Limaj dhe ambasadori Bencze diskutuan edhe për projektet që do të financohen përmes marrëveshjes financiare mes Hungarisë dhe Kosovës për shkëmbimin e ekspertizës.

Kryetari Limaj ka falënderuar ambasadorin Bencze për ndihmën që shteti hungarez ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, veçmas atë të edukimit përmes bursave për studentët tanë.