LAJMI I FUNDIT:

Zemaj ngushëllon familjen Arifaj pas vdekjes së dy fëmijëve në Gjermani

Zemaj ngushëllon familjen Arifaj pas vdekjes së dy fëmijëve në Gjermani

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka ngushëlluar familjen Arifaj për vdekjen e dy fëmijëve në Gjermani.

Zemaj ka thënë se vdekja e dy vëllezërve është humbje e madhe për të gjithë, transmeton Telegrafi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të dy djemve të Arif Arifajt, në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë.Vdekja e dy vëllezërve, njëri 13 dhe 17 vjeç është humbje e madhe për të gjithë. Andaj në këto çaste të rënda për familjen Arifaj nga Deçani dhe për të gjithë ne, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe farefisit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.


Gjetën vdekjen pasi tentuan të kalojnë shinat, dy fëmijët e goditur nga treni në Gjermani janë nga Deçani
Lexo po ashtu Gjetën vdekjen pasi tentuan të kalojnë shinat, dy fëmijët e goditur nga treni në Gjermani janë nga Deçani

Ndryshe, sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë kanë humbur jetën dy vëllezërit Arifaj, njëri në moshën 13 vjeçare dhe tjetri në moshën 17 vjeçare.

Sipas mediave gjermane,dy vëllezërit gjetën vdekjen rreth orës 7:15 të mëngjesit, kur ata u goditën nga një tren ndërsa përpiqeshin të arrinin në stacionin e trenit. /Telegrafi/