Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar qytetarët për respektimin e masave anti-COVID, duke thënë se “sot mund të krenohemi që jemi në 7 vendet me menaxhimin më të mirë ndaj COVID 19”.
Zemaj, përmes një postimi në Facebook, pasi ka prezantuar rezultatet e IKSHPK për gjendjen epidemiologjike për 24 orët e fundit, ka thënë se “Sjellja e rregulloreve, vendimeve e udhëzimeve kundër virusit, do përcjellur me zbatimin e tyre, ndryshe, përkushtimi i tërësishëm institucional e qytetar, nuk do të japë rezultatet e pritshme, fitoren e plotë’.
“Përtej menaxhimit të Pandemisë dhe fokusit tek luftimi i virusit Covid 19, bashkë me ekipin tim, profesionistët shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët, asnjëherë nuk i kam lënë anash edhe obligimet tjera për sistemin shëndetësor. Qytetari i Republikës së Kosovës, çdo herë dhe në çdo kohë ka nevojë për shërbime të mira shëndetësore, meriton sigurime shëndetësore, vaksina sezonale por edhe për ato kundër Covid 19, më shumë kontrolle me mamografi dhe rregull nëpër klinika, QKMF dhe spitale, barna e kushte në sallat e operacionit, pengimin e infeksioneve dhe kohë sa më të shkurtër të pritjes për operacion apo kontroll specialistike”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë i ministrit Zemaj:
“Letër drejtuar qytetarëve të vendit tim!
Të nderuar qytetarë, bashkudhëtarë të mi, të djeshëm, të sotëm dhe të nesërm,
Ju jam falënderues që asnjëherë nuk u lodhët duke na qëndruar në krahë për të ardhur këtu ku jemi. Falë juve, sot, ne mund të krenohemi që jemi në 7 vendet me menaxhimin më të mirë ndaj Covid 19 dhe duke besuar thellë në juve, jam i bindur që do t’ia dalim mbarë dhe ta mposhtim këtë virus.
I vetëdijshëm se ndonjëherë kemi mundur të jemi edhe të mërzitshëm duke e përsëritur kërkesën për respektimin e masave anti covid, Ju falënderoj për durimin.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura.
Sjellja e rregulloreve, vendimeve e udhëzimeve kundër virusit, do përcjellur me zbatimin e tyre, ndryshe, përkushtimi i tërësishëm institucional e qytetar, nuk do të japë rezultatet e pritshme, fitoren e plotë.
Përtej menaxhimit të Pandemisë dhe fokusit tek luftimi i virusit Covid 19, bashkë me ekipin tim, profesionistët shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët, asnjëherë nuk i kam lënë anash edhe obligimet tjera për sistemin shëndetësor.
Qytetari i Republikës së Kosovës, çdo herë dhe në çdo kohë ka nevojë për shërbime të mira shëndetësore, meriton sigurime shëndetësore, vaksina sezonale por edhe për ato kundër Covid 19, më shumë kontrolle me mamografi dhe rregull nëpër klinika, QKMF dhe spitale, barna e kushte në sallat e operacionit, pengimin e infeksioneve dhe kohë sa më të shkurtër të pritjes për operacion apo kontroll specialistike.
E di se brengoseni kur merrni rrugë jashtë vendi për trajtim, brengë për mjekët që largohen dhe infermierët që mësojnë gjuhë të huaja për të shkuar diku, për agresivitetin kundër stafit mjekësor, për fyerjet që i bëjnë personat me qëllim të njollosjes së punës së mjekëve, e di. Nuk është e lehtë. Megjithatë, sivjet, sistemit publik shëndetësor, iu kanë shtuar 1.500 specializantë.
Po bëjmë gjithçka që të krijojmë kushte të mos ikin mjekët tanë jashtë vendit dhe me mundësi për të gjithë mjekët specialistë që duan të jenë brenda institucioneve publike shëndetësore.
E kuptoj brengën Tuaj, shumë prej jush edhe keni të drejtë për ato çfarë thoni, por vizioni i qartë dhe përkushtimi im, janë tiparet që e cilësojnë punën time.
Të nderuar qytetarë,
Punën e ndershme, me përkushtim ndaj shëndetit publik dhe rregullimit të sistemit shëndetësor, ua kemi borxh dëshmorëve që ranë për këtë vend, kontribuesve për liri dhe çlirim, prindërve, motrave e vëllezërve tonë, por edhe fëmijëve që duam t’i rrisim këtu me shëndetësi të përparuar dhe mirëqenie shëndetësore.
Para disa ditëve, me kërkesën time, kam raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe çdo herë do të jem i gatshëm që raportojë para ligjvënësve në çfarëdo formati sepse duke qenë transparent dhe llogaridhënës, kemi mundësi t’i shohim punët që kemi bërë dhe ato që na presin.
Kjo është një sfidë e madhe që na takon të gjithëve, para së gjithash ne hartuesve dhe zbatuesve të politikave, andaj edhe nëpërmjet kësaj letre drejtuar juve qytetarë të nderuar, ju bëj thirrje ish ministrave të shëndetësisë, por edhe opozitës që në një formë apo tjetrën të jenë bashkëveprues me ne, ta përmirësojmë shëndetësinë e Kosovës.
Në fund dua t’i falënderoj edhe donatorët, shtetet mike, të cilat për asnjë moment nuk na lanë vetëm, na lehtësuan rrugën duke na përshpejtojnë arritjen e synimit për shëndetësi më të mirë, më të qasshme dhe më moderne për të gjithë qytetarët tanë.
Faleminderit!
Bashkë ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!”, ka shkruar Zemaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë