LAJMI I FUNDIT:

Kush është Alina Kabaeva, e spekuluar si e dashura e Vladimir Putin?

Ish-atletja ruse, e cila u përfol se kishte binjakë me Vladimir Putin, nuk është parë në publik që nga viti 2018.

Fituesja e Medaljes së Artë Olimpike, Alina Kabaeva, 37 vjeçare, u përfol se ishte në në një lidhje dashurie me Presidentin – por u zhduk nga qendra e vëmendjes kur u tha se ishte dy muajshe shtatzënë.

Alina Kabaeva

Kush është Alina Kabaeva?

E lindur në 1983 në Uzbekistan, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, ajo u rrit në një familje sportive.


Por që nga mosha tre vjeçare Kabaeva filloi karrierën në gjimnastikë, duke u bërë një yll në ngritje në adoleshencën e saj.

Ajo vazhdoi të fitonte një ‘Medalje të Artë’ në ‘Lojërat e Athinës në 2004’ dhe një ‘Bronz’ në vitin 2000 në Sydney.

‘The Kremlin’ ka mohuar vazhdimisht se fituesja e ‘Medaljes së Artë Olimpike’ ishte e dashura e fshehtë e Putinit, por spekulimet rreth tyre kanë vazhduar, duke përfshirë pretendimet se ata kanë fëmijë së bashku.

37 vjeçarja njëherësh mori vëmendje të madhe me dukjen glamuroze në një qendër votimi në Moskë për ‘Zgjedhjet Presidenciale 2018’ – e që shihej se mbante një unazë në gishtin e martesës.

Kur u pyet për kë do të votonte, ajo nuk pranoi të thoshte – por ajo e bëri të qartë: “Ai me siguri do të fitojë”.

Alina Kabaeva dhe Vladimir Putin

A është Alina e dashura e Vladimir Putinit?

Kabeava filloi lidhjen me Putinin në vitin 2008 kur u raportua nga një gazetë në Moskë e drejtuar nga manjati i medias dhe ish-spiuni i KGB-së, Alexander Lebedev.

Vlad u divorcua nga gruaja e tij, Lyudmila në 2013 dhe nuk pranon të flasë për jetën private.

Kabaeva – e quajtur ‘Zonja e Parë e Rusisë’ – ka mohuar se është partnerja e presidentit rus, por nuk i ka ndaluar thashethemet se dyshja janë fejuar, martuar dhe madje kanë një familje të fshehtë së bashku.

Në vitin 2016, Alina u shfaq në publik me një unazë në gishtin e martesës, të cilën dukej se mundohej ta fshihte nga kamerat.

Kabaeva mbante të njëjtën unazë përsëri gjatë një interviste të rrallë në televizion, në të cilën pyetja që të gjithë rusët donin të bënin nuk u diskutua kurrë.

Në shkurt 2017, Alina bëri një tjetër paraqitje publike duke treguar qartë unazën e martesës.

Dhe në korrik të atij viti, Vlad gati zbuloi aksidentalisht një femër misterioze në jetën e tij kur u filmua duke hapur një derë makine përpara se ta mbyllte me shpejtësi.

Muaj më vonë, Alina ngacmoi rusët sërish duke treguar atë që ishte një unazë martese në një shëtitje në Itali.

Alina Kabaeva dhe Vladimir Putin

A kanë binjakë së bashku me Vladimir Putin?

Ish-atletja pretendohet se ka një familje të fshehtë me Vladimir Putin.

Në vitin 2017, kishte zëra se Kabaeva ishte shtatzënë gjatë një paraqitjeje me një fustan të gjerë të kuq.

Një gazetë ruse më pas raportoi se dyshja ishin fejuar – por historia u mohua dhe gazeta u mbyll nga autoritetet e Kremlinit.

Një burim nga Moska tha për The Sun: “Putini është një njeri privat – ai ka fshehur dy vajzat e tij të rritura nën letërnjoftime të rreme për vite me radhë. Edhe tani, megjithëse flet për to herë pas here, ai kurrë nuk i zbulon ato”.

“Nëse Alina do të lindte fëmijët e tij, fshehja e saj mund të ishte një nga sugjerimet më të forta që tregon për këtë. Ai është obsesiv për sigurinë e familjes së tij”.

Alina Kabaeva dhe Vladimir Putin

A është zhdukur Alina Kabaeva?

Alina nuk është parë në publik për dy vjet, duke nxitur thashethemet se ajo është zhdukur.

E njëjta është zyrtarisht shefe e ‘Grupit të Mediave Kombëtare’ pro-Putinit (NMG) – ku së fundmi fitoi një kontratë të madhe ekskluzive për të transmetuar përmbajtjen e Netflix në Rusi.

Por, ajo ka ruajtur profilin e lartë pavarësisht se nuk është parë në publik që nga 11 tetori 2018.

Ish-atletja Lyasan Utiasheva, 35 vjeçare, tani një prezantuese me 4.9 milionë ndjekës në rrjetet sociale, thotë se ajo nuk po mund të kontaktojë ish-shoqen e saj.

“Është shumë e vështirë të qëndrosh në kontakt me të”, tha ajo.

“Por ju duhet të respektoni pozicionin e çdo personi, kështu që ju pranoni, respektoni, dashuroni dhe mos e sulmoni në këtë”. “Për mua Alina Kabaeva ishte atletja më e mirë”. /Telegrafi/

Alina Kabaeva dhe Vladimir Putin

Në trend Magazina

Më shumë
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori