Objekti që duhej të shërbente si Klinikë Emergjente në QKUK pritet të shndërrohet në spital COVID-19. Kjo klinikë nisi së ndërtuari më 2016 dhe duhej të lëshohej në funksion në afat prej tre vitesh. Edhe pse jemi në vitin 2020 në këtë objekt janë kryer vetëm punimet e vrazhda dhe destinimi i këtij objekti pritet të ndryshojë përkohësisht.
Ministria e Shëndetësisë thotë se është përzgjedhur projektuesi dhe punimet do të fillojnë së shpejti në mënyrë që në këtë objekt të trajtohen të gjithë pacientët me COVID-19 në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë.
Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se ky objekt ka qenë më i përshtatshmi për t’u përgatitur për spitalin COVID-19.
Zemaj thotë se pas përfundimit të pandemisë ky spital do të kthehet për shfrytëzim si Klinikë Emergjente.
“Kjo situatë e qetë pandemike na ka krijuar mundësi të përgatitjeve të reja për çfarëdo faze apo situate, nëse eventualisht kemi përkeqësim të situatës epidemiologjike në këtë aspekt që nga fillimi i pandemisë është tentuar të bëhet zgjerimi i kapaciteteve spitalore, nuk ka pasur ndonjë rast konkret përpos kërkesave dhe hulumtimit të objekteve apo ndërtimit të objektit të ri. Jemi në fazën e cila ka përfunduar projektimi i emergjencës dhe menjëherë gjatë javëve do iniciohet që ky objekt të shndërrohet në spital COVID. Hapat janë të shpejtë, dinamikë dhe konkret. Kemi siguruar edhe një pjesë buxhetore dhe shumë shpejt besoj që do t’i futemi realizimit të këtij projekti, i cili neve na siguron që të kemi një lloj komoditeti të trajtimit të rasteve COVID nëse përkeqësohet gjendja. Mbi të gjitha ajo që është edhe arsyeja pse kemi zgjedhur këtë projekt është sepse i kthehet destinimit për çka edhe është nisur në emergjencë në QKUK”, tha Zemaj.
I pari i shëndetësisë kosovare ka folur edhe rreth kapaciteteve që do ofrohen në dispozicion për trajtim të pacientëve me koronavirus.
Ministri Zemaj tha se kostoja për përfundimin e këtij projekti është e përballueshme për buxhetin e Kosovës.
“Kostoja është e përballueshme edhe për buxhetin e Kosovës kemi pasur edhe parametra të tjerë të cilët kanë qenë goxha enormë nëse kishim pasur një objekt jashtë Qendrës Klinike Universitare apo hartimin e një objekti të ri. Po shpresojmë dhe besojmë që do jetë e përballueshme por edhe e shpejt për t’u përfunduar. 400 deri në 500 shtretër është planifikuar diku 50 deri në 70 shtretër intensiv. Të gjitha sipas sistemit edhe projektit që është duke u bërë vetëm ka përfunduar faza projektuese, (fituesi) është zgjedhur”, deklaroi Zemaj.
Krahas hapësirave për trajtim më adekuat për të infektuarit me këtë virus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se përqendrimi i të gjithë pacientëve në një hapësirë do të krijojë lehtësi edhe për profesionistët shëndetësorë.
“Për rastet e trajtimit me COVID, ato që do jenë raste spitalore, ky objekt do shndërrohet për atë. Është më lehtë edhe për profesionistët shëndetësorë, është më komod trajtimi, intervenimi bëhet më i hershëm, përkujdesja është e vazhdueshme, shpresojmë dhe besojmë që në kuadër të kësaj të shpëtohen edhe jetë nëse ka raste të rënda ashtu siç kishim edhe raste të rënda gjatë muajve korrik dhe gusht”, u shpreh Zemaj.
Ndërtimi i Klinikës së re Emergjente i cili është investim i Ministrisë së Shëndetësisë në vlerë prej rreth 8 milionë euro nisi në vitin 2016 dhe ishte paraparë që të ndërtohet në një afat kohor prej 3 vjetësh./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë