LAJMI I FUNDIT:

Pëlcet gypi në Prishtinë, mbesin pa ujë Dardania dhe Lakrishtja

Pëlcet gypi në Prishtinë, mbesin pa ujë Dardania dhe Lakrishtja
Foto: Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit sot ka pëlcitur një gyp i furnizimit me ujë në kryeqytet, duke lënë pa ujë lagjet “Dardania” dhe “Lakrishte”, deri në sanim të dëmtimit të gypit.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin e dëmtimit.

“Sot rreth orës 06:00 ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen ‘Dardania” në Prishtinë. Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes ‘Dardania” dhe ‘Lakrishte””, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Në ujësjellës shpresojnë që sa më shpejtë të rregullohet gypi dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona. /Telegrafi/