Profesori amerikan Allan Lichtman që ligjëron historinë në universitetin e Washingtonit tash e 50 vite, është bërë i njohur për diçka krejt tjetër – modelin e tij parazgjedhor që e quan “Çelësat e Shtëpisë së Bardhë”, ku me saktësi ka parashikuar rezultatet e të gjitha zgjedhjeve presidenciale nga viti 1984 e deri më sot.
New York Times e quan “Nostradamusi i zgjedhjeve presidenciale”, e këtë reputacion e ka konfirmuar edhe në vitin 2016 pavarësisht se të gjitha anketat e parashihnin fitoren e Hillary Clinton, ai me saktësi e parashikoi se fitues do të jetë Donald Trumpi. E pas fitores, ishte vetë Trumpi që e përgëzoi për këtë prognozim, transmeton Telegrafi.
Për dallim nga historianët e tjerë që merren ekskluzivisht me të kaluarën, Lichtman dijen e tij për trendin politik vendosi ta ndryshojë – të merret me parashikime, me të ardhmen.
“Analistët ndjekin zgjedhjet sikur të ishin gara me kuaj. Por historia na mëson se votuesit nuk janë të mashtruar nga hiletë e fushatave parazgjedhore. Votuesit votojnë në mënyrë pragmatike, varësisht prej asaj se sa mirë ka udhëhequr më vendin Shtëpia e Bardhë”, ka deklaruar Lichtman, duke shtuar se anketat nuk kanë fare ndikim në rezultatet e zgjedhjeve.
“Fillova të formulojë zgjedhjet presidenciale, duke filluar nga ajo se kush do të vazhdojë të mbetet në Shtëpinë e Bardhë dhe kush do të largohet nga ajo”, ka shtuar Lichtman.
13 “çelësa” për fitore
Ai analizoi zgjedhjet presidenciale nga 1860 deri më 1980, duke identifikuar 13 faktorët apo “çelësat” nga të cilët varej fitorja e presidentit apo kandidatit:
Fitorja në zgjedhjet “midterm” (zgjedhjet për Kongres që mbahen gjatë gjysmës së mandatit të presidentit)
Pa kundërkandidat nga partia e presidentit aktual
Kandidati është presidenti aktual që kërkon një mandat tjetër
Nuk ka kandidat relevant nga partia e tretë
Gjendja e mirë ekonomike afatshkurtër
Gjendja e mirë ekonomike afatgjate
Ndryshime të mëdha në politikë
Nuk ka pasur skandal më të madh
Nuk ka pasur mos sukses nga jashtë apo ushtarak
Ka pasur mos sukses nga jashtë apo ushtarak
Nuk ka pasur probleme shoqërore
Presidenti është karizmatik
Kundërkandidati i presidentit është jokarizmatik
Me këtë model Lichtman ka parashikuar që Ronald Reagan nga radhët e Republikanëve do të fitojë sërish në zgjedhjet e vitit 1984, pikërisht dy vite para kohës, kur kundërkandidati i tij nga radhët e Demokratëve, Walter Mondale ende nuk ishte nominuar. Në pranverën e vitit 1988 kishte parashikuar që George Bush do të fitojë ndaj Michael Dukakis, edhe pse Dukakis udhëhiqte nëpër të gjitha anketat. Ka parashikuar edhe dy fitoret e presidentit Bill Clinton.
Lichtman për shkak të këtyre gjetjeve filloi të vazhdojë me parashikimin e fituesve sipas votave të elektoratit, e jo sipas numrit të votave absolute – dhe sërish ia ka qëlluar gjatë të gjitha zgjedhjeve të ardhshme, përfshirë edhe fitoren e Donald Trumpit.
Ndryshe, Lichtman është Demokrat që nga viti 2006 dhe vetë kishte kandiduar për senator në vitin 2017 – por pa ndonjë sukses. Megjithatë ka parashikuar me saktësi se kundër Trumpit do të ketë shumë zëra që do të flasin, duke botuar në po të njëjtin vit edhe librin e titulluar “The Case for Impeachment”, ku ka numëruar arsyet pse gjatë vitit të tij të parë të mandatit, u tentua edhe “impeachmenti” kundër Trumpit.
Çfarë prognozon tani?
Çelësi i prognozave të tij në vërtetë është shumë i thjeshtë – nëse në 6 nga 13 pyetjet – përgjigja e tij ishte negative, presidenti aktual apo kandidati i partisë në pushtet humb zgjedhjet. Prognoza: 7 çelësa për Bidein, 6 për Trumpin. Biden fiton
Në rastin e këtyre zgjedhje, rezultatet janë si në vijim:
Fitorja në zgjedhjet “midterm” – JO
Pa kundërkandidat nga partia e tij – PO
Kandidati është presidenti aktual që kërkon një mandat tjetër – PO
Nuk ka kandidat relevant nga partia e tretë – PO
Gjendja e mirë ekonomike afatshkurtër – JO
Gjendja e mirë ekonomike afatgjatë – JO
Ndryshime të mëdha në politikë – PO
Nuk ka pasur skandal më të madh – JO
Nuk ka pasur mos-sukses të madh ushtarak – PO
Ka pasur sukses të madh nga jashtë apo ushtarak – JO
Nuk ka pasur pakënaqësi shoqërore – JO
Presidenti është karizmatik – JO
Kundërkandidati i presidentit është jokarizmatik – PO
Pra, rezultati është, 6 faktorë për Trumpin dhe 7 për Bidenin. Kjo do të thotë që sipas profesorit të historisë Trump do t’i humb zgjedhjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë