LAJMI I FUNDIT:

Klinika Digjitale dhe ANADOLU nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Klinika Digjitale dhe ANADOLU nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Tani në shërbimin tuaj spitali më i njohur në Turqi në bashkësi me spitalin më të mirë në botë: ANADOLU MEDICAL CENTER / In affiliation with JOHNS HOPKINS MEDICINE – USA.

Pacient të dashur, për të gjithë ju Klinika Digjitale dhe Anadolu Medical Center ofrojnë një mundësi të veçantë, për trajtimin e sëmundjeve të rralla dhe atë me metodat më të avancuara diagnostike, terapeutike dhe kirurgjike të njohura sot në botë. Përveç kësaj, ju mund të konsultoheni edhe me mjekët specialistë nga Johns Hopkins Hospital, spitalit më të njohur në botë, i renditur Spitali Numër 1 në SHBA për 22 vite me rradhë nga US News & World Report në edicionin e tij vjetor për Spitalet më të Mira në SHBA.

Johns Hopkins Hospital është një nga sistemet kryesore shëndetësore të integruara në botë dhe i vlerësuar globalisht për shkencëtarët e tij të jashtëzakonshëm, shërbimet dhe programet.


Çka mund të bëni, nëse jeni diagnostikuar me një sëmundje të rrallë? Nëse gjendja juaj nuk përmirësohet, mos pritni, konsultoni edhe mjekë të tjerë që kanë përvojë dhe kanë trajtuar sëmundje si e juaja! Kjo, do ju ndihmojë të siguroheni që diagnoza është e saktë dhe plani juaj i trajtimit është më i miri për ju! Mos hezitoni, kërkoni trajtimin më të mirë të mundshëm për shërimin tuaj!

Ju keni arsye të flisni për veten tuaj, sepse askush nuk e njeh trupin tuaj më mirë se ju! Mos pritni, kërkoni udhëzim për mjekim të mëtejmë. Anadolu Medical Center, një ndër qendrat spitalore më të avancuara sot në botë, është në shërbimin tuaj.

Teknologjia më e avancuar dhe mjekët specialistë të dalluar janë të gatshëm të përkujdesen dhe ndihmojnë diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve të rralla, në mesin e tyre edhe të sëmundjeve:
• Kardiovaskulare (operacionet më të komplikuara në zemër për fëmijë dhe për të rritur)
• Onkologjike (Onkologji Mjekësore, Onkologji Pediatrike, Hematologjike, Radiokirurgji dhe Radioterapi me Cyberknife M6, teknologjinë më të avansuar në njësinë e Transplantit të Palcës Kockore, dhe terapi rrezatimi)
• Mjekësi Nukleare (Skanimi me PET-CT, Trajtimi me Jodin)
• IVF – (laboratori më modern embriologjik, testet PGD me shkallë të lartë suksesi)
• Kirurgjike (Neurokirurgji, Obstetrike & Gjinekologji, Urologji, Ortopedi)

Klinika Digjitale është lider në rajon në ofrimin e shërbimeve shëndetësore digjitale dhe është pjesë e një evolucioni të vazhdueshëm digjital, duke i mundësuar pacientit diagnostikimin më të shpejtë dhe më të sigurt si dhe konsultimin dhe marrjen e një Mendimi Sekondar nga mjekët specialistë më të njohur edhe në Evropë dhe SHBA.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori