Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka blerë barna 174.9 më shtrenjtë, duke i ikur blerjes së barnave alternative.
KDI thekson se Lista e Barnave Esenciale (LBE) që rregullon blerjet e barnave në Kosovë është aprovuar në shtator të vitit 2019, ndërsa respektimi i kësaj liste është i obligueshëm për blerjet nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
“Në Listën e Barnave Esenciale disa nga produktet medicinale (barnat) janë shenjëzuar me simbolin e katrorit, i cili ka këtë kuptim: SIMBOLI I KUTISË KATRORE (□) ka për qëllim kryesisht të tregojë performancë të ngjashme klinike brenda një klase farmakologjike. Në rastet kur ka kuti katrore furnizimi mund të bëhet me cilindo produkt brenda asaj kategorie farmakologjike në harmoni me procedurat e parapara për këtë qëllim. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës nuk ka respektuar këtë dispozitë në tenderin për furnizim me RIVAROXABAN të datës 19 maj 2020 (Nr. i prokurimit 00220-20-1635-1-1-1, në Lot 2)”, thuhet në njoftim.
Sipas KDI-së, në këtë rast, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës nuk ka pranuar ofertat e operatorëve ekonomik të cilët kanë ofruar barna alternative.
“Mos pranimi i barit alternativ i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 174.9% më shtrenjtë, pasi që oferta e shpërblyer ishte 17,938.80€ ndërsa oferta e barit alternativ ishte vetëm 6,523.20€. Në tenderin për furnizim me ENOXAPARIN të datës 19 gusht 2020 (Nr. i prokurimit 00220-20-3923-1-1-1, në Lot 1), pas pyetjes nga një operator ekonomik se a i lejohet ofertimi me barna alternative, SHSKUK nuk kishte lejuar një ofertim të tillë”, thuhet më tej.
Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe grupi hartues i Listës Esenciale e theksojnë rëndësinë e përdorimit të barnave ose produkteve alternative nga Autoritetet Kontraktuese, ngaqë kështu rritet konkurrenca brenda klasave të njëjta terapeutike, dhe menaxhohet më mirë shpenzimi i parasë publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë