LAJMI I FUNDIT:

Pas shkarkimit nga ministri Selimi, Qerka akuzon mediat për gjykim publik

Pas shkarkimit nga ministri Selimi, Qerka akuzon mediat për gjykim publik

Enis Qerka, ish-këshilltar i ministrit të Drejtësisë, ka reaguar sot lajmeve në media dhe më pas shkarkimit nga ministri Selim Selimi.

Qerka në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është e tmerrshme se si sulen me akuza e gjykime mediat e individ të partive politike, edhe në rastet kur organi i drejtësisë e dëshmon pafajësinë.

Haxhiu pas rastit të emërimit të Enis Qerkës këshilltar: Në secilin shtet normal edhe ministri do të duhej të jepte dorëheqje
Lexo po ashtu Haxhiu pas rastit të emërimit të Enis Qerkës këshilltar: Në secilin shtet normal edhe ministri do të duhej të jepte dorëheqje

Lexoni të plotë postimin:


Gjykim publik

E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime mediat e individ të partive politike ndaj meje për një rast për të cilin të gjithë janë në dijeni se nuk kam qenë i përfshirë dhe ka një vendim të drejtësisë.

E frikshme kur edhe në rastet kur organi i drejtësisë e dëshmon pafajësinë mediat e njerëz të papërgjegjshëm në këtë vend ta bëjnë gjykimin publik.

Secilin rast do ta ndjeki në rrugë ligjore.

Unë, familja ime dhe të gjithë e dinë se nga dita e parë ky rast është shfrytëzuar me tendencë për hesape politike”.

Ndryshe, sot gjatë ditës ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit Enis Qerka, i cili ishte i arrestuar në vitin 2018 nën dyshimin se ishte kapur me 113 kilogramë narkotikë. /Telegrafi/