LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Ata që vijnë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin për COVID-19 ose do të izolohen për 7 deri 14 ditë

Zemaj: Ata që vijnë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin për COVID-19 ose do të izolohen për 7 deri 14 ditë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se kanë vendosur masën për të gjitha shtetasit e atyre vendeve që janë potencial i shpërndarjes së infeksionit se nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR ose edhe nëse hyjnë do të shkojnë në izolim për 7 deri në 14 ditë.

Ministri Zemaj këtë njoftim e bëri në një konferencë për media.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Shëndetësisë kemi vendosur masën se të gjitha shtetet të cilat janë potencial i shpërndarjes së infeksionit nuk munden të hyjnë shtetasit e tyre në Kosovë pa qenë të pajisur me testin PCR dhe nëse hyjnë duhet të shkojnë në vet izolim për 7 deri 14 ditë, sipas nevojë dhe vlerësimit”, tha ai, raporton Telegrafi.


Ndryshe, Kosova në javët e fundit ka pasur rënie të të infektuarve me COVID-19.

Aktualisht, numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328. /Telegrafi/