LAJMI I FUNDIT:

Ministria merr vendim për shtimin e numrit të specializantëve, Zemaj: Nuk duam që ti lëmë mjekët pa punë

Ministria merr vendim për shtimin e numrit të specializantëve, Zemaj: Nuk duam që ti lëmë mjekët pa punë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të shtojnë numrin e specializantëve edhe për 400 të tjerë.

Zemaj ka theksuar se konkursi për specializantë ka qenë i hapur për 1034 vende, përfshirë edhe 70 nga Lugina e Preshevës.

“Sot duam të ju njoftojmë me planin e ri, dinamiken e re në të cilën e kemi zhvilluar dhe hapësirën e krijuar nga bordi për shkollim specialistik dhe vlerësimi ynë i përbashkët gjithmonë duke marrë për bazë nevojat elementare që kanë mjekët e ri, t’i përfshijmë të gjithë në procesin e specializimit, kërkesa e re për të shtuar vendet shtesë duke përfshirë pothuajse të gjithë aplikantë që kanë aplikuar dhe i plotësojnë kushtet, duam ta japim këtë lajm që Kosova do të shtoj këtë numër edhe përafërsisht 1500 specializantë do tu bashkëngjiten kolegëve të tyre, në të gjitha nivelet, duke përfshirë dhe mbuluar nevojat imediate. Konkursi për specializantë ka qenë i hapur për 1034 vende, ndërkaq është kërkuar që të kalojnë edhe për 400 vendet tjera shtesë, përafërsisht janë 1500 që kanë konkurruar në të dy nivelet”, tha Zemaj.


Ai shtoi se si Qeveri dhe ministri e Shëndetësisë janë të përkushtuar që asnjë mjek të mos mbetet jashtë institucioneve publike.

“Jemi të përkushtuar që të mos kemi ikje të mjekëve, që me mundin dhe sakrificën e prindërve të tyre janë shkolluar. Asnjë mjek të mos të jetë jashtë institucioneve publike”, u shpreh Zemaj.

Zemaj tha sot se do të angazhohen që çdo vit të ketë specializime për të përkrahur profesionistët të rinj shëndetësor.

Ministri tutje theksoi se sa i përket menaxhimit të pandemisë jemi në një situatë stabile, por kjo nuk nënkupton që duhet anashkaluar zbatimin e masave. Ai tha se shpreson që nesër Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të largojë nevojën që qytetarët e Kosovës të hynë në këtë vend me testin negativ të RT-PCR.

Në këtë konferencë ishte paraparë që të marr pjesë edhe kryeministri Hoti, por sipas Zemajt për shkak të obligimeve ai nuk ka mundë të jetë prezentë./Telegrafi/