LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e qetë

Zemaj: Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e qetë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj/ Foto: Ridvan Slivova

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se të dielën nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes së pacientëve nga COVID-19.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook, njoftoi se 56 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 69 e kanë fituar betejën.

“Situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit COVID-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë”, tha Zemaj.


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 15,814 raste nga 70,219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,328. /Telegrafi/