Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim përfaqësues nga misioni i ekspertëve COVID-19 “Joint Robert Koch/EMT/GOARN – mission to Kosovo” nga Gjermania, të cilët po qëndrojnë në një mision vlerësimi në Kosovë lidhur me Covid-19.
Zemaj ka falënderuar ata për vizitën dhe për mundësinë që u kanë dhënë mjekëve kosovarë që të ndajnë përvojat me ta.
Ministri Zemaj tha se institucionet kosovare kanë arritur që ta menaxhojnë pandeminë, duke u renditur ndër shtatë vendet e para me rezultatet më të mira në javët e fundit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë edhe më tej me korrektësi masat anti-Covid.
“Për dy javë me vizitat e tyre në QKUK dhe spitale rajonale, në IKShPK janë duke marrë dhe duke trajtuar mënyrat e trajtimit të pandemisë dhe janë duke parë të gjitha kapacitet, por edhe për shërbimet shëndetësore që jepen në Kosovë. Jam shumë i kënaqur me vlerësimin e tyre, për punë e profesionistëve shëndetësorë të organizmit tonë se si e kemi menaxhuar situatën”, tha Zemaj.
Ndërsa, Jonathan Baum nga “Joint Robert Koch/EMT/GOARN – mission to Kosovo” ka lavdëruara punën e profesionistëve shëndetësor, duke shtuar se ata rrezikuan edhe jetën për t’u dal në ndihmë pacientëve.
“Covid-19 nuk i respekton kufijtë prandaj është e nevojshme që të qëndrojmë së bashkë në këtë luftë. Ardhja jonë këtu tregon sa i rëndësishëm është bashkëpunimi për ta mposhtur këtë virus. Falënderoj ministrin dhe punëtorët shëndetësor që janë përballur me këtë pandemi”.
Ai tha se stafi është i dedikuar dhe thjeshtë ata e kanë rrezikuar edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të tjerëve.
“Prandaj i falënderoj të gjithë punëtorët shëndetësor. U shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur jetën nga Covid dhe familjeve të tyre. Mjekët mund ta kryejnë punë në klinika, por ne jemi të obliguar të duke iu përmbajtur rregullave”, tha Baum.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë