Azerbajxhani. Ky vend në detin Kaspik është i varur nga eksporti i naftës. Meqenëse koniunktura botërore ka mbetur pezull për shkak të pandemisë, çmimi i ulët i naftës krijon humbje në arkat e shtetit, të cilat përndryshe do të ishin të mbushura plot. Në Baku ka pasur demonstrata të azerbajxhanasve të pakënaqur.
“Njerëzit vuajnë nga pasojat që sjell me vete koronavirusi”, mendon ekspertja për Kaukazin, Silvia Stöber, e cila udhëton prej vitesh rregullisht këtë rajon. “Përveç kësaj, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, do ta bënte një ditë fakt retoriken e tij agresive kundër Armenisë”.
Azerbajxhani ushtarakisht është më i fortë se Armenia. Gjithsesi, Azerbajxhani mbështetet nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan. Ka një marrëveshje ndihme midis dy vendeve. Turqia e konsideron veten si mbrojtëse të popujve turq dhe kërkon mundësi për ta dëshmuar veten si të tillë. Turqia e furnizon Bakunë prej vitesh me armë dhe ndihmon në zgjerimin e infrastrukturës, si për shembull në rrjetin e hekurudhave. Muajt e fundit, Erdogani e ka kritikuar disa herë Armeninë.
“Me sa duket presidenti Alijev nga kjo mbështetje ndjehet i inkurajuar për të ndërmarrë veprime kundër Armenisë”, mendon Stöber. Ajo thekson se ky është një konflikt etnik dhe jo fetar.
Ngjashëm e sheh situatën edhe Alexander Rahr nga Forumi Gjermano-Rus, i cili punon edhe si këshilltar i Gazpromit. Ai e cilëson Rusinë, kryesisht të krishterë ortodokse, si fuqi mbrojtëse të Armenisë, ku jetojnë gjithashtu kryesisht të krishterët. Moska dhe Jerevani janë anëtarë të Organizatës së Traktatit për Sigurinë Kolektive, një aleance ushtarake të iniciuar nga Kremlini. Nga ana tjetër, aleati i Azerbajxhanit është Turqia. Moska ka të stacionuar mijëra ushtarë në kufirin jugor të Armenisë.
“Pa Moskën, Armenia nuk është në gjendje të mbrohet”, mendon Silvia Stöber.
I këtij mendimi është edhe Alexander Rahr, por thekson se Kremlini përpiqet të ketë marrëdhënie të mira me të dy vendet.
“Kështu, Rusia luan në skenën ndërkombëtare një rol të dukshëm për të gjithë. Prandaj, Moska përpiqet të ruajë status-quo-në lidhur me Nagorni Karabahun, nuk dëshiron ashpërsimin e situatës”, thotë Rahr.
Moska e konsideron Kaukazin si zonën e saj të influencës. Në 30 vitet e fundit, Moska ia ka dalë të kufizojë ndikimin e ShBA-së në këtë zonë.
“Pararoja e Uashingtonit në Kaukaz është Gjeorgjia. Azerbajxhani shihet me mosbesim nga ShBA-ja, edhe për politikën e tij ndaj të drejtave të njeriut”, shpjegon ai. “Gjë që i vjen përshtat Rusisë”.
Në fakt, presidenti Putin furnizon me armë si Armeninë ashtu edhe Azerbajxhanin. Kremlini koordinohet me Bakunë kur bëhet fjalë për politikën e gazit dhe të naftës. Të dy shtetet i lidh interesi për të arritur çmime sa më të larta në eksportimin e lëndëve të tyre të para. Muajt e fundit, Baku është ankuar disa herë tek Kremlini për politikën e Armenisë në Nagorni Karabak. Se Jerevani po vendos në malet e Karabahut refugjatë të krishterë nga Siria, pra jo vetëm refugjatë armenë. Alijev është i irrituar, sepse protestat kundër Perëndimit nuk kanë sjellë rezultat.
„Grupi i Minskut” ( i cili nuk duhet ngatërruar me grupin me të njëjtin emër të vendeve, që kujdesen për Ukrainën), përpiqet prej vitesh për zgjidhjen politike të problemit të Nagorni Karabahut. Grupi “kaukazian” i Minskut, me ShBA-në, Francën dhe Rusinë, është pjesë e një iniciative të OSBE-së. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare, Nagorni Karabaku i përket Azerbajxhanit, megjithëse ai është i populluar kryesisht nga armenë. As vetë Armenia apo Rusia nuk e njohin Nagorni Karabakun si shtet të pavarur.
“Irani fqinj, në këtë konflikt është në anën e Armenisë”, thotë Stöber. “Në radhë të parë për arsye se azerbajxhanasit, që jetojnë në Iran, kërkojnë të drejtat e pakicës kombëtare të cilat Irani i refuzon. Në Iran ka edhe një pakicë armene. Ajo trajtohet me dashamirësi. Presidenti i Azerbajxhanit, Alijev, kërkon afërsi me shtetet arabe, veçanërisht me ato që mbajnë qëndrim armiqësor ndaj Iranit”.
Ka dy skenarë se si mund të përshkallëzohej konflikti. Së pari, në rast se Turqia do të ndërhynte masivisht në konflikt me trupat e saj. Së dyti, nëse përplasjet ushtarake do të ndodhnin ne territorin armen. Atëherë do të ndjehej e sfiduar Rusia, mendon Rahr. Në të njëjtën kohë ai është i sigurt që kjo nuk do të ndodhë. Për Moskën janë të rëndësishme marrëdhëniet e mira me Turqinë. Kremlini shpreson ende që tensionet mes Turqisë dhe NATO-s të rriten dhe që Turqia ta braktisë një ditë Aleancën Perëndimore të Mbrojtjes.
“Për sa kohë të mos preken interesat ruse, Rusia nuk do të kishte asgjë kundër zgjerimit të pushtetit të Turqisë”, mendon Rahr.
“Do të ishte e dëshirueshme që ShBA-ja edhe në këtë rajon të përmbushte funksionin e tyre politik global”, mendon Ulrich Schlie, që mban profesurën “Henry Kissinger” për siguri dhe studime strategjike në Universitetin e Bonit. “Kjo vlen të thuhet sidomos për marrëdhëniet me Turqinë. Ankaraja ka një funksion të rëndësishëm strategjik në NATO. Por, ambiciet gjeopolitike të Erdoganit po bëhen një problem gjithnjë e më i madh për rendin ndërkombëtar”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë