LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet e fundit në OVL e UÇK, mblidhet kryesia e kësaj organizate

Zhvillimet e fundit në OVL e UÇK, mblidhet kryesia e kësaj organizate

Pas zhvillimeve të fundit që ndodhën sot në zyret e OVL e UÇK-së, është mbledhur kryesia e kësaj organizate.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar sekretari i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.

“Po kryesia është duke mbajtur një mbledhje jashtë zyrës”, tha Klinaku.


Klinaku ndërkohë theksoi se ai gjendet brenda zyreve së bashku me avokatin Tomë Gashi.

Ai shtoi se pjesëtarët e EULEX-it ende nuk kanë përfunduar operacionin e bastisjes.

Ndryshe sot është arrestuar kryetari i kësaj organizate Hysni Gucati i cili tashmë është nisur drejt Hagës. /Telegrafi/