LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Shumë palë në Kosovë e kanë parë Gjykatën Speciale si nevojë për qërimin e hesapeve politike

Gashi: Shumë palë në Kosovë e kanë parë Gjykatën Speciale si nevojë për qërimin e hesapeve politike

Analisti Astrit Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen pozicionin e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi dhe “dosjet” e Gjykatës Speciale.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se politikanët e Kosovës kanë përgjegjësi për zhvillimin ekonomik e luftimin e korrupsionit por jo edhe për diplomacinë.

“Në raport me pozicionin tonë ndërkombëtarë ne fajin e ndajmë me shtetet që na kanë mbrojtur ndërkombëtarisht. Fakti që Kosova nuk është çështje e kryer globalisht është faj i miqve ndërkombëtarë. Faji i politikanëve tonë është që në momente të caktuara janë përkulur para ndërkombëtarëve më tepër se që duhet”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Duke folur për raportet me Amerikën,  Gashi thotë se Trump është në proces elektoral dhe sipas tij ai edhe raportet Kosovë-Serbi i përdorë në favor të fushatës së tij elektorale.

Analisti ka thënë se puna e Gjykatës Speciale më shumë është parë si nevojë e brendshme e betejës politike në Kosovë.

“Shumë palë e kanë konsideruar Specialen si nevojë për qërimin e hesapeve politike, që unë mendoj se ka qenë e padrejtë”.

Ai ka thënë se problemet aktuale politike nuk duhet të zgjidhen duke marrë argumente historike.

Gashi thotë se Albin Kurti nuk është i gatshëm të votojë në shpërbërjen e Gjykatës Speciale.

“Si Kurti ashtu edhe një pjesë e LDK-së kanë menduar se Gjykata Speciale do të eliminojë disa akterë politikë në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera Astrit Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori