Gazifikohet spitali “Nënë Tereza” në Çair, projekt me vlerë 17 milionë denarë
Ka përfunduar gazifikimi i Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, që ishte shënuar si një ndër ndotësit më të mëdhenj në Shkup, sepse deri më tani është ngrohur me mazut. Për gazifikimin e spitalit janë investuar 17 milionë denarë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili sot së bashku me zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ishte për vizitë në spital dhe theksoi se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm kapital me të cilin do të zgjidhet problemi me ndotjen në këtë pjesë.
“Deri më tani është ngrohur me mazut dhe ishte njëri ndër ndotësit më të mëdhenj në Shkup, ankoheshin të gjithë. Këto oxhaqe të zeza më nuk do të funksionojnë. Janë vendosur panele në çati të cilat përdoren të ngrohet uji dhe bojlerët dhe rezervuar i veçantë për gaz i cili pranon gaz primar me të cilin do të ngrohet spitali në periudhën e dimrit, por njëkohësisht do të përdoret për ujë të ngrohët”, deklaroi Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë tha se vlera e përgjithshme e investuar është 17 milionë denarë me TVSH.
“Mendoj se është një projekt shumë i rëndësishëm, veçanërisht që në njësinë projektuese te ne në Ministrinë e Shëndetësisë shqyrtohen edhe projekte të tjera me të cilat do të vazhdojmë. Me mbështetjen e Bankës Botërore bisedojmë për efikasitet energjetik dhe për institucione t tjera shëndetësore. Kemi investim në kuadër, investim në pajisje. Investim gjithëpërfshirës në çdo segment të spitaleve, veçanërisht në këtë ku spitali më nuk do të jetë ndotës, do të ngrohet me gaz”, theksoi Filipçe.
Ai informoi se rezervuari është bërë ashtu që në atë moment kur do të arrijë edhe gazifikimi qendror do të mund të kyçet në tubacionet e furnizimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë