LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Institucionet në Gjilan janë të vendosura për të garantuar mbarvajtjen e mësimit në shkolla

Haziri: Institucionet në Gjilan janë të vendosura për të garantuar mbarvajtjen e mësimit në shkolla

Komiteti i emergjencave për parandalimin e pandemisë globale, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt dhe në analizimin e gjendjes së përgjithshme, ka bërë të ditur se janë kthyer rezultatet e testimit të mësimdhënësve dhe nga të gjitha testimet e bëra, vetëm 4 raste janë konfirmuar pozitive të cilët janë duke u trajtuar nga mjekët.

Në fjalën e tij, në konferencën me gazetar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjitha institucionet shtetërore që me punën e tyre janë të vendosur për të garantuar procesin mësimor në shkolla, ndërsa gjendja me virusin Covid-19 në Gjilan, është e qetë dhe vazhdimisht në rënie.

“Gjindja është e qetë dhe nën kontroll të vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore. Deri tani nga rezultatet e pranuara kemi 4 mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv dhe menjëherë janë marrë masat e nevojshme sipas protokollit shëndetësor dhe në bazë të planifikimit të MASHT-it. Në gjendjen e përgjithshme, Gjilani vazhdon ti ketë 119 raste aktive me Covid-19, nga gjithsej 936 raste pozitive sa kishim që nga 13 marsi e deri më sot. 776 pacient janë shëruar plotësisht dhe për fat të keq 41 pacient kanë humbur betejën me virusin Covid-19. Mostra në pritje janë gjithsej 33, ndërsa të hospitalizuar i kemi 24 pacient, të cilët janë nën monitorimin e vazhdueshëm”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.


Apeli i përbashkët është për kujdes maksimal dhe parandalim të virusit, duke përdorur masat mbrojtëse, e deri te vetizolimi nëse paraqiten simptomat, sepse vetëm në këtë formë mund të garantohet shëndeti publik dhe parandalimi i përhapjes së virusit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori