LAJMI I FUNDIT:

Si qëndrojnë në sondazhe Trumpi dhe Bideni: Nga pandemia dhe ekonomia deri tek luftimi i krimit

Si qëndrojnë në sondazhe Trumpi dhe Bideni: Nga pandemia dhe ekonomia deri tek luftimi i krimit

Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden kryeson kundrejt republikanit, Donald Trump me 12 për qind, tregoi sot një sondazh i Reutersit dhe Ipsosit.

Një sondazh i kryer midis 3 dhe 8 shtatorit zbuloi se 52 për qind e atyre që ka të ngjarë të shkojnë në votime do të mbështesnin Bidenin, ndërsa 40 për qind do të mbështesnin presidentin në detyrë.

Sondazhi u krye në internet në të gjithë SHBA, në 823 votues të mundshëm – 390 që identifikohen si demokratë dhe 351 që identifikohen si republikanë. Tre për qind e të anketuarve do të mbështesin kandidatin e tretë dhe vetëm 5 për qind nuk kanë marrë ende një vendim, dy muaj përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.


Sondazhi tregoi se numri i votuesve që nuk kanë vendosur ende për kandidatin e dy partive kryesore është dy herë më pak se në zgjedhjet e fundit, në vitin 2016, transmeton Telegrafi.

Por Trump ende mund të fitojë zgjedhjet, edhe nëse merr më pak vota sesa kundërshtari i tij, si në zgjedhjet e fundit ku kundërshtarja e tij, Hillary Clinton mori më shumë vota.

Fituesi i zgjedhjeve amerikane nuk vendoset nga numri i përgjithshëm i votave në nivelin e SHBA-ve, por nga një kolegj elektoral bazuar në numrin e votave nga shteti.

Clinton fitoi tre milionë vota më shumë se Trumpi në zgjedhjet mbarëkombëtare të vitit 2016, por ai përsëri fitoi.

Sondazhi, i pari i kryer nga Reuters dhe Ipsos këtë vit midis votuesve të ardhshëm, zbuloi se motivi kryesor për të shkuar në votime ishte pandemia e coronavirusit që mori më shumë se 186 mijë jetë dhe shkatërroi miliona vende pune në Shtetet e Bashkuara, si dhe besimin në fuqinë.

Trumpi mblodhi dukshëm më pak para për fushatën presidenciale, Biden thyen edhe rekordin e Obamës
Lexo po ashtu Trumpi mblodhi dukshëm më pak para për fushatën presidenciale, Biden thyen edhe rekordin e Obamës

Rreth 28 për qind e votuesve thanë se vendimi i tyre u ndikua nga një mendim mbi aftësinë e një kandidati për të menaxhuar një pandemi dhe 23 për qind duke rifituar besimin tek qeveria.

Rreth 19 për qind e tyre i kushtojnë rëndësi aftësisë për të ngritur ekonominë në këmbë, dhe 14 për qind duan një kandidat që mund të luftojë më mirë krimin.

Rreth 51 për qind e të anketuarve besojnë se Biden do të kishte një përgjigje më të mirë ndaj virusit sesa 38 për qind e Trumpit, por republikani u pa si një kandidat më i fortë për sa i përket krimit dhe trazirave civile, me 45 për qind krahasuar me 40 për qind të Bidenit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Kalo në kategori