Kalendari politik në fushatën zgjedhore presidenciale në Shtetet e Bashkuara është i ngarkuar me aktivitete, por më i prituri është debati i parë mes dy kandidatëve që do të zhvillohet më 29 shtator.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Redisch shpjegon se çfarë peshe kanë debatet për të bindur votuesit e pavendosur, një segment me rëndësi kyçe për fitoren në zgjedhje.
Pas fjalimeve gjatë kuvendeve, dy kandidatët kanë pasur rastin t’i mëshojnë përsëri mesazhit të tyre para votuesve.
Presidenti Trump dhe zoti Biden janë në veçanti të përqendruar tek votuesit në shtetet e lëkundura, ndërkohë që përgatiten për debatin e 29 shtatorit:
“Mendoj se do të shohim një debat të ndezur – dy kandidatët duke i prerë fjalën njeri-tjetrit”, thotë Jennifer Mercieca, nga Universiteti “Texas A&M”.
Jennifer Mercieca është pedagoge e komunikimit në Universitetin “Texas A&M”.
Ajo thotë se të dy kandidatët dinë si të sulmojnë kundërshtarin:
“Presidenti nuk rezervohet kur hedh thumba apo kur tallet me rivalët në debate, siç e pamë në 2016-tën. Joe Biden, me sa kam parë, ka një eksperiencë më të gjatë në politikë. E ka treguar veten se nuk lëviz lehtë nga qëndrimet e tij. Në 2012, gjatë debatit nënpresidencial, u pa qartë kur pak a shumë në stilin e zotit Trump, filloi të vinte në lojë opozitën”, thotë zona Merceica.
Prej dekadash, formati nuk ka ndryshuar: kandidatët u përgjigjen pyetjeve nga gazetari që drejton debatin:
“Mendoj se është me vlerë kur shohim kandidatët përballë njeri-tjetrit. Dëgjojmë si flasin, tonin që përdorin, por edhe qëndrimet politike. Ata kanë rastin të akuzojnë kundërshtarin për veprime apo politika të caktuara, ose t’u përgjigjen akuzave të kundërshtarit”, thotë zonja Merceica.
John Koch është drejtor i studimeve për debatin në Universitetin Vanderbilt.
Ai thotë se është e nevojshme të gjendet një format i ri, i ndryshëm nga praktika që i përngjan një konference për shtyp:
“Debati fillon me prezantimin e një teme apo skenari, kandidatët kanë 30 minuta të diskutojnë me konsulentët dhe ndihmësit dhe të kthehen me një zgjidhje që t’ia paraqesin shikuesve. Pastaj të fillojë debati se si kandidati arriti në atë zgjidhje dhe të ofrojë një analizë”, thotë zoti Koch.
Ka gjasa që ky debat të tërheqë më shumë shikues se debati i parë në 2016, i ndjekur nga 84 milionë amerikanë, por nuk mund të përllogaritet lehtë se sa votues të pavendosur do të zgjedhin një kandidat atë natë:
“Analizat mbi debatet presidenciale tregojnë se njerëzit shohin se me cilin kandidat kanë më shumë të përbashkëta në qëndrime. Por nuk ka shumë prova se debatet arrijnë t’u ndryshojnë mendjen në masë votuesve”, thotë zoti Koch.
“Mendoj se për të arritur një ndikim të dukshëm nga debatet duhet që vetë shikuesit të ndjekin diskutimet me mendje të hapur”, thotë zonja Mercieca.
Sipas një ankete të firmës kërkimore Pew, 10% e votuesve në 2016-ën thanë se vendosën për kë do të votojnë gjatë ose menjëherë pas debatit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tjetër pako e dyshimtë në Londër, policia kryen shpërthim të kontrolluar në stacionin hekurudhor
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë