LAJMI I FUNDIT:

Zemaj flet me zyrtarët përgjegjës për Ligjin e sigurimeve shëndetësore

Zemaj flet me zyrtarët përgjegjës për Ligjin e sigurimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se gjatë ditës së sotme ka biseduar me zyrtarët përgjegjës për hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Ministri ka pohuar se kanë biseduar për kompletimin e kuadrit ligjor, si dhe rreth dinamikës për përgatitjen dhe hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe plotësimin me aktet nënligjore të ligjeve përkatëse.

Zemaj ka thënë se janë të përkushtuar që sa më parë të kompletohet kuadri ligjor dhe të funksionolizohen ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë, transmeton Telegrafi.


“Jemi të përkushtuar dhe po angazhohemi që sa më parë të kompletohet kuadri ligjor, të funksionalizohen ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe qytetarëve t’u ofrohen shërbime më cilësore shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në Facebook. /Telegrafi/