LAJMI I FUNDIT:

​Zemaj takim virtual me homologët nga Ballkani, flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19

​Zemaj takim virtual me homologët nga Ballkani, flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka përfunduar një takim virtual me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë.

Zemaj ka thënë se biseda ishte konstruktive, ku ndër të tjera kanë shkëmbyer idetë, përvojat dhe mësimet e nxjerra nga kjo krizë, transmeton Telegrafi.

“Folëm për praktikat e mira që janë zbatuar për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të mirëmbajtur shërbimet themelore shëndetësore. Diskutuam edhe për mundësitë për t’i parapërgatitur vendet tona për një valë të re të mundshme të virusit në vjeshtë, fillimin e vitit it të ri shkollor dhe se si të bëhen parapërgatitjet në shkolla, për ta rinisur mësimin me prezencë fizike në klasë, si dhe cilat do të ishin hapat e ardhshëm për të hapur kufijtë ndërshtetërorë për udhëtime”, ka shkruar Zemaj në Facebook.


Tutje, Zemaj ka njoftuar se kanë biseduar edhe për vaksinat e gripit sezonal.

“U tha se javët në vijim për të gjitha shtetet tona vështirësi dhe sfidë është fillimi i vitit të ri shkollor”./Telegrafi/