LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Haziri: Zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Vazhdon loja e fjalëve mes zyrtareve të subjekteve të ndryshme politike për çështjen zgjedhjes së presidentit.

I fundit që ka reaguar është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së, ashtu si kaloi edhe kryeministri dhe krye parlamentarja.


“Zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Ashtu siç kaloi edhe zgjedhja e Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit…Kur bëhet kështu, dihet kush bëhet President. Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Haziri në një postim të vonë në mbrëmjen e së hënës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në RTV Dukagjini ka thënë se e do për vete postin e presidentit në mënyrë që partia e tij të ketë pozita vendimmarrëse, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se nëse nuk e kanë njërën nga pozitat vendimmarrëse, vendi shkon në zgjedhje.

Edhe nga NISMA sot nuk e kanë përjashtuar opsionin që Fatmir Limaj ta hedha kandidaturën për president të Kosovës./Telegrafi/