LAJMI I FUNDIT:

Të dhënat e fundit për pandeminë, Zemaj njofton rreth blerjeve të aparateve dhe testeve për COVID-19

Të dhënat e fundit për pandeminë, Zemaj njofton rreth blerjeve të aparateve dhe testeve për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në takimin me kryeministrin Avdullah Hoti, ministrat dhe  kryetarët e komunave ka bërë të ditur se 65% të infektuarve me coronavirus e kanë kaluar këtë sëmundje, derisa rreth 30 % të rasteve janë ende aktive, ndërsa shkalla e vdekshmërisë në mesin e të infektuarve është 3.7%.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë takimit me zyrtarët tjerë ka sqaruar se ka një trend në rënie të pacientëve që kërkojnë mjekim dhe të rasteve pozitive.

Ai po ashtu ka njoftuar se po kryejnë procedurat e blerjes së 7 aparateve të tjera për PCR në IKSHPK ku do të vihen në funksion në 6 qendrat rajonale të Shëndetësisë Publike (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj e Gjilan). Po ashtu, tha se së shpejti do të kenë edhe 7 aparate për RT-PCR, 100 000 teste PCR, 30 000 teste rapide dhe 100 000 teste serologjike.


Lexoni të plotë postimin:

Së bashku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar takuam kryetarët e komunave, për tu dakorduar për menaxhimin e pandemisë̈, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave ndaj COVID-19.

Sqarova se kemi një̈ trend në rënie të pacientëve që kërkojnë̈ mjekim dhe të rasteve pozitive.

Sipas IKSHPK-së, 65% të infektuarve e kanë kaluar këtë sëmundje, derisa rreth 30 % të rasteve janë̈ ende aktive, shkalla e vdekshmërisë̈ në mesin e të infektuarve është̈ 3.7%.

Kemi rritur kapacitetet spitalore si në Prishtinë ashtu edhe në komunat e tjera. Kemi porositur 120 000 vaksina kundër gripit sezonal përmes UNICEF-it dhe po zhvillojmë̈ procedura edhe për 380 000 të tjera.

Kapacitetet në sektorin publik kemi rritur me rreth 300 ventilatorë, derisa sa kishim vetëm 82 sish. Në sektorin privat janë̈ licencuar 86 Institucione Shëndetësorë Private për kryerje të testeve serologjike dhe PCR.

Po kryejmë̈ procedurat e blerjes së 7 aparateve të tjera për PCR në IKSHPK ku do të vihen në funksion në 6 qendrat rajonale të Shëndetësisë̈ Publike (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj e Gjilan). Së shpejti do të kemi edhe: 7 aparate për RT-PCR, 100 000 teste PCR, 30 000 teste rapide dhe 100 000 teste serologjike.

Sot pranojmë̈ një donacion të radhës nga UNICEF-i me 7.4 tonelata furnizime mjekësore. Nga USAID do të për pranojmë̈ edhe 50 ventilatorëve/respiratorëve.

Kemi angazhuar 200 specialistë shëndetësorë̈ të rekrutuar nga MSh dhe kemi hapur edhe konkursin për 1034 specializantë përfshirë̈ dhe 48 nga Lugina e Preshevës dhe zona të tjera. Jemi në proces për t’i punësuar edhe 375 punonjës si staf mjekësor. Mbi 60 specialistë të tjerë do të rekrutohen në kuadër të një̈ konkursi për angazhimin e specialistëve të papunë.

Është për keqardhje se në këtë kohë të vështirë kemi humbur mjekë dhe infermierë nga Covid-19.

Unë, KM dhe Departamentet tona në MSh përmes kontakteve me institucionet ndërkombëtare po përpiqemi të sigurojmë̈ vaksinat kundër Covid-19, kurdo që ato zhvillohen dhe aprovohen.

Para fillimit të vitit të ri shkollor, pres që secili sektor të jetë sa më i fokusuar në ushtrimin e përgjegjësive brenda fushës së vet duke lehtësuar punën e MSh-së në menaxhimin e pandemisë̈ në fazat e tjera”. /Telegrafi/